GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Serbia pranon nga Kosova eshtrat e tre personave

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia pranon nga Kosova eshtrat e tre personave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Serbia ka pranuar nga Kosova mbetjet mortore të tre personave me kombësi serbe, të cilët kanë vdekur gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve 90-të.

Njoftimin e bëri Komisioni i Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur. Dorëzimi i mbetjeve mortore është bërë përmes vendkalimit kufitar në Merdare. Siç thuhet, eshtrat e viktimave u morën në emër të familjeve nga përfaqësuesit e delegacionit të Beogradit në Grupin Punues për Personat e Zhdukur.

Në njoftim nuk bëhet e ditur se nga cili lokacion janë zhvarrosur këto mbetje mortore. Sipas deklaratës, procedura e zhvilluar të premten është pjesë e vazhdimit të procesit të identifikimit dhe zgjidhjes së fatit të viktimave dhe personave të zhdukur me kombësi serbe në Kosovë.

Më 26 tetor 2018, delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës miratuan procedurat për dorëzimin e eshtrave të viktimave. Marrëveshja ishte njoftuar pas takimit të Grupit Punues mes delegacioneve të Kosovës, Serbisë dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Beograd.

Krerët e delegacioneve pjesëmarrëse, Ibrahim Makolli, Veljko Odaloviq dhe Fabien Bourdieu, patën thënë se ata prisnin që procedurat e miratuara do të ndihmojnë procesin e gjetjes së personave të zhdukur.

Sipas një raporti të lëshuar nga Qendra për të Drejtën Humanitare, me bazë në Beograd, dhe i bazuar në një raport të Zyrës së UNMIK -ut për Personat e Zhdukur dhe Mjekësinë Ligjore, që nga viti 2001 në Serbi janë zbuluar katër varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999.

Çështja e ta pagjeturve ka qenë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në shtator të vitit 2020, zyrtarët e delegacionit të Kosovës kishin deklaruar se është arritur me Serbinë një marrëveshje për të pagjeturit. Por, ata nuk patën sqaruar detajet e marrëveshjes. / REL

Etiketa: KosoveMbetje mortoreSerbi

Lajme të lidhura

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran
Botë

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

09:44 - 30/10/26
Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima
Botë

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

10:39 - 28/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut
Botë

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
Para
Zjarret në Vlorë, pas hetimeve të thelluara policia vë në pranga dy të moshuar

Digjet vendi! Zjarr në afërsi të autostradës Fushë Krujë-Milot, tymi vështirëson qarkullimin e automjeteve

TË FUNDIT

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli
Aktualitet

Erion Veliaj bën ndryshime në Bashkinë e Tiranës, shkarkon nga burgu dy nënkryetarët

10:13 - 30/10/26

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka liruar nga detyra dy nënkryetarët, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra. Ndërkohë ka...

Lexo më shumë
Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

09:55 - 30/10/26
Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

09:44 - 30/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Protesta i grisi fasadën Edi Ramës, e ekspozoi qeverinë e tij të korruptuar para gjithë botës

09:35 - 30/10/26
Plagosi 22-vjeçarin në Lezhë dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47-vjeçari (Emri)

Trafikonte armë ndërkohë që ishte i dënuar me arrest shtëpie, vihet në pranga 41-vjeçari (Emri)

09:15 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com