GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Serbia sfidon NATO-n e sovranitetin e Kosovës

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia sfidon NATO-n e sovranitetin e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Serbi u mbajt takimi i Sigurisë Kombëtare, ku u vendos që gatishmëria e ushtrisë të vazhdojë të mbetet në nivelin më të lartë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.

Siç njofton gazetarja e RTK-së në Beograd, Anamari Repiq, në mbledhjen e Sigurisë Kombëtare të Serbisë ku morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe krerët e institucioneve, u vendos për të gjitha aktivitetet e sigurisë, por nuk precizohet në detaje se çfarë janë ato, përveç se, sikundër bëhet e ditur,  shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviq, duhet të ketë kontakte të drejtpërdrejta me komandantin e KFOR-it.

Tutje, bën të ditur gazetarja Anamari Repiq, shtetet e QUINT-it kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendimin e Serbisë për angazhimin e ushtrisë, derisa ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, kishte deklaruar se me vendimin e ngritjes së nivelit të gatishmërisë ushtarake nuk nënkupton ndërhyrjen në Kosovë, por, siç u shpreh ai, dëshiron të jetë e gatshme për të gjitha skenarët e mundshme.

“Beogradi zyrtar nuk është i kënaqur me reagimet e Bashkësisë Ndërkombëtare për ngjarjet në veri të Kosovës, për ç’gjë kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Bashkësia Ndërkombëtare vetëm dërgon njoftime, përderisa nga Serbia pret që ta njohë realitetin”, njofton mes tjerash gazetarja e RTK-së në Beograd, Anamari Repiq.

Ndërsa sot, si pushteti, ashtu edhe opozita kanë reaguar kundrejt institucioneve të Kosovës, të cilët dënojnë sjelljet autoriteteve të Kosovës në veri, duke thënë se imponimi i pushtetit lokal kundër vullnetit të qytetarëve lokalë atje është i paarsyeshëm e i rrezikshëm./RTK

Etiketa: KosovaNATO

Lajme të lidhura

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin
Aktualitet

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26
Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard
Breaking Views

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26
Para
Kiara do të drejtojë një emision, ja për cilin bëhet fjalë

Kiara do të drejtojë një emision, ja për cilin bëhet fjalë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin
Aktualitet

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26

Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tiranë, duke kërkuar...

Lexo më shumë
Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26
OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com