GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Serbia udhëhiqet nga ish-ministër i Millosheviç”, Osmani: Me Beogradin duhen veprime të qarta

19:19 - 26/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dialogu/ Osmani takim me presidentin slloven: Njohja reciproke me Serbinë është…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë televizive, ka folur për dialogun dhe pritshmëritë e Kosovës nga ky dialog.

Ajo tha se “beson që kjo çfarë po ndodh në Ukrainë, të jetë një mësim për të gjitha shtetet perëndimore, se me shtetet e tilla që udhëhiqen nga mendësinë e Putinit, siç është edhe vetë Serbia që udhëhiqet nga një ish ministër i Millosheviçit, duhet gjuhë e qartë, veprime të qarta”.

“Natyrshëm, pritshmëritë e Kosovës janë që ky proces të jetë i përqendruar në njohjen reciproke, sepse kjo është e vetmja zgjidhje e cila çon drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë. Gjysmë-zgjidhjet në fakt asnjëherë nuk prodhojnë paqe dhe stabilitet afatgjatë, por në anën tjetër i japin hapësirë të mjaftueshme Serbisë që të vazhdojë të afrohet më shumë me Rusinë dhe po ashtu të investojë edhe më shumë në destabilizimin e rajonit tonë.

Për fat të keq edhe kjo që po ndodh tashmë në Ukrainë, që nga 24 shkurti i vitit 2022, po dëshmon se shtetet autokratike, siç është Serbia, siç është Rusia e cila e kontrollon edhe Serbinë asnjëherë nuk shquhen për veprime pozitive në raport me fqinjët e tyre, përkundrazi, Serbia vetëm sa është forcuar në veprimet e saj destabilizuese dhe tani ju e keni parë, vetëm sa e ka rritur bashkëpunimin qoftë politik, qoftë ekonomik apo ushtarak me Rusinë, duke ndikuar kështu edhe në rritjen e ndikimit rus në tërë rajonin tonë dhe rrezikimin e rajonit tonë. Prandaj besoj që kjo çfarë po ndodh në Ukrainë, të jetë një mësim për të gjitha shtetet perëndimore, se me shtetet e tilla që udhëhiqen nga mendësinë e Putinit, siç është edhe vetë Serbia që udhëhiqet nga një ish ministër i Millosheviçit, duhet gjuhë e qartë, veprime të qarta.

Edhe vetë marrëveshja e fundit që Serbia nënshkroi me Rusinë për të përcaktuar vijat e politikës së saj të jashtme, në fakt në bashkëpunim me Rusinë dhe jo me BE-në, është një mesazh i qartë që Serbia nuk është e interesuar që të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon, apo të anëtarësohet në BE. Përkundër veprimeve të tyre, ne si Republikë e Kosovës po tregojmë vazhdimisht konstruktivitet, angazhim pozitiv dhe po fokusohemi që i gjithë dialogu me Serbinë, i ndërmjetësuar nga BE dhe i përkrahur fuqishëm nga SHBA, të jetë një proces që i kontribuon paqes afatgjate në rajonin tonë dhe që natyrisht është i përqendruar në njohje reciproke”, tha ajo në Zërin e Amerikës.

Etiketa: KosovaosmaniZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje
Breaking Views

Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje

19:46 - 06/03/26
Para
Taksisti nuk e fsheh adhurimin për kushërinjtë Martinaj, mbulon makinën me fotot e tyre (FOTO)

Taksisti nuk e fsheh adhurimin për kushërinjtë Martinaj, mbulon makinën me fotot e tyre (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim
Breaking Views

Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim

11:27 - 12/03/26

PS nuk dorëzon Belinda Ballukun, rrëzohet me 82 vota kundër kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin. Deputetë...

Lexo më shumë
Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

11:13 - 12/03/26
Bylykbashi: Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane

Bylykbashi: Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane

11:06 - 12/03/26
(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët: Sot kemi imunitetin e Belindës, por të gjithë pas meje vijnë!

Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët: Sot kemi imunitetin e Belindës, por të gjithë pas meje vijnë!

10:33 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com