GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë

22:58 - 22/03/26
në Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Interi lë sërish pikë në javën e 30-të të Serie A, duke barazar 1-1 me Fiorentinën, në një ndeshje që u luftua për gola deri në fund.

Zikaltrit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e parë. Francesco Pio Esposito realizoi me kokë pas një asistimi të saktë nga Nicolò Barella dhe kështu Interi kishte gjithë lojën përpara për të thelluar rezultatin dhe siguruar fitoren, por nuk ndodhi kështu.

Megjithatë, pjesa e parë u karakterizua edhe nga raste të mira për vendasit, ku Moise Kean dhe Albert Guðmundsson rrezikuan portën e Yann Sommer, por pa arritur të barazonin.

Interi pati edhe një gol të anuluar për pozicion jashtë loje me Barellën, duke shtuar polemikat në pjesën e parë. Fiorentina rriti presionin dhe shpërbleu përpjekjet në minutën e 77-të, kur Cher Ndour reagoi më shpejt në zonë pas një topi të kthyer dhe barazoi rezultatin në 1-1.

Deri në fund të takimit, të dy skuadrat patën tentativa, ndërsa trajnerët bënë disa zëvendësime për të ndryshuar ritmin e lojës, por rezultati mbeti i pandryshuar. Ky është barazimi i tretë radhazi për Interin, që megjithatë vazhdon të kryesojë renditjen me 69 pikë, duke mbajtur një epërsi prej gjashtë pikësh ndaj rivalit AC Milan, që ka 63 pikë.

gijotina.com/

Etiketa: interSeria A

Lajme të lidhura

Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern
Sport

Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern

15:01 - 13/04/26
Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni
Sport

Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni

11:30 - 13/04/26
Elisa Spiropalit, thirrje për ndryshim: Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira…
KRYESORE

Elisa Spiropalit, thirrje për ndryshim: Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira…

22:51 - 12/04/26
Para
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 23 Mars 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

Starmer në Tiranë, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm
Botë

Britania kundër bllokadës amerikane të porteve iraniane: Ngushtica të jetë plotësisht funksionale

15:33 - 13/04/26

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta mbështesë bllokadën e porteve iraniane nga Shtetet e...

Lexo më shumë
Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

15:20 - 13/04/26
Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern

Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern

15:01 - 13/04/26
Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në

Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në

14:44 - 13/04/26
Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat)

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat)

14:25 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com