GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Seria A/ Në fushë skuadrat e kreut, Atalanta pret Milanin, Inter sfidon Parmën

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Seria A/ Në fushë skuadrat e kreut, Atalanta pret Milanin, Inter sfidon Parmën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Java e 15 e Serisë A nis këtë të premte me ndeshje të forta dhe mjaft interesante. Vëmendja është në Bergamo, aty ku Milani do të luajë një transfertë delikate pasi përballet me një nga ekipet më në formë të momentit si Atalanta.

Megjithatë, pavarësisht formës të mirë që po kalojnë, për kuqezinjtë nuk ka justifikime dhe detyrim është vetëm fitorja. Për trajnerin Paulo Fonseca, në dyshim janë Loftus-Cheek dhe Fofana, ndërsa pjesa tjetër është gati. Tekniku portugez në prag të takimit, vlerësoi maksimalisht Atalantën dhe lojën e saj, por theksoi se ka besim te djemtë e tij që do të marrin një rezultat pozitiv.

“Unë mendoj se nuk ka kurrë një moment të mirë për t’u përballur me Atalantën. Ne po rritemi dhe skuadra ka besim. E dimë se na pret një përballje e vështirë. Atalanta numëron tetë fitore në tetë ndeshje, ndërsa kanë shënuar 26 gola dhe kanë pësuar vetëm 4 të tillë. Është një skuadër shumë e fortë dhe ndeshje shumë e vështirë. Megjithatë, ne jemi gati dhe do të luajmë me besim në fushë”, deklaroi Fonseca.

Nga ana tjetër, te Atalanta mungon Zappacosta, Scamacca dhe Cuadrado. Atalanta me vetëm një pikë larg Napolit kryesues do të kërkojë të marrë përkohësisht të paktën vendin e parë, një detyrë e vështirë, por, sipas trajnerit Gasperini, asgjë nuk është e pamundur.

Ndeshja Milan-Atalanta do të luhet këtë të premte, duke nisur prej orës 20:45.

Ndërkohë, më herët Inter do të përballet me Parmën, në San Siro. Në letër zikaltrit janë favoritë, megjithatë Parma ka treguar se përballë ekipeve të mëdha ka surprizuar shpeshherë dhe për këtë do të tentojë për të bërë surprizën.

Sfida nis në orën 18:30.

Etiketa: atalantainterMilanSeria A

Lajme të lidhura

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Sport

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë
Sport

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26
Para
Nën akuzë për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, caktohet masa e sigurisë për ish-juristin e Kadastrës së Durrësit

Nën akuzë për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, caktohet masa e sigurisë për ish-juristin e Kadastrës së Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com