“Të dashur qytetarë dhe qytetare, demokratë, deputetë dhe aleatë të PD, opozitarë në këtë shesh dhe kudo që ndodheni, misionarë të pamposhtur të Shqipërisë. Ngrihemi këtu jo thjesht si opozitë kundër diktaturës autokratike, jo vetëm si një alternativë e shkëlqyer politike. Mblidhemi këtu si shpresë e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, i bazuar te droga dhe vjedhja e shqiptarëve. Që ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë, është më e qartë se kurrë. Ky është seriali më gjigant i protestave që ka njohur Shqipëria. Djetëra mijëra shqiptarë u përballën nëpër sheshe si të pamposhtur dhëmb për dhëmb me regjimin, me gazin lotsjellës, shkopinjtë dhe tymin lotsjellës dhe fituan. Që ne jemi shpresa e vetme u bë e ditur të nesërmen e protestës së kaluar”, u shpreh Berisha.










Discussion about this post