GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sërish drogë nga Ekuadori në Selanik, 160 kg kokainë nga i njëjti kartel kapet në port

në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Sërish drogë nga Ekuadori në Selanik, 160 kg kokainë nga i njëjti kartel kapet në port
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër goditje ndaj karteleve të drogës ka arritur prokuroria e drogës së Selanikut në bashkëpunim me prokurorinë amerikane të drogës DEA, me sekuestrimin e 160.5 kilogramëve kokainë që kishte mbërritur në portin e Selanikut dhjetë ditë më parë dhe ishte vendosur në dy kontejnerë me banane.

Kjo sasi kokaine është e lidhur me 105 kg kokainë të kapur në mes të muajit të kaluar, dhe thuhet se janë dërguar nga e njëjta kompani nga Ekuadori dhe janë marrë nga e njëjta kompani me qendër në Shkup.

Për rastin 105 kg kokainë u arrestuan 10 persona, mes të cilëve edhe mjeku 68-vjeçar, i përfshirë edhe në kontrabandë karburantesh dhe cigaresh. Nëntë nga të arrestuarit janë dërguar në burg.

Grekë, shqiptarë dhe maqedonas në rrjetin e drogës, ishin të përfshirë në transportin e 105 kg kokainë nga Ekuadori. Në pranga ranë 7 shtetas grekë dhe tre shqiptarë.

Katër persona, të gjithë shtetas të Maqedonisë, u arrestuan gjithashtu.

Kokaina ishte fshehur në kuti me banane. Bëhet fjalë për persona të cilët si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar kanë ndërmarrë një sërë veprimesh me qëllim sigurimin dhe transportimin e lëndës narkotike kokainë nga Ekuadori në portin e Selanikut me synimin për ta shpërndarë më pas kokainën në disa shtete.

Kokaina ka mbërritur në portin e Selanikut e fshehur në dy kontejnerë të ngarkuar me banane nga Ekuadori, të cilat janë porositur dhe paguar nga një person juridik nga Shkupi.

Pronari dhe drejtuesi i personit juridik është A.K. (70) nga Shkupi, i cili gjatë vitit 2022 e ka regjistruar personin juridik në marrëveshje me S.G. (58) nga Gjevgjelia, për ta përdorur për importimin e frutave nga Amerika e Jugut.

Pas mbërritjes në Selanik, kontejnerët janë marrë nga një mjet mallrash me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga shtetasi maqedonas M.M. (30), i cili u punësua nga S.G.. Pasi M.M. mori përsipër dhe ngarkoi kontejnerin, me makinën e ngarkesave u drejtua për në një magazinë afër Selanikut.

Tashmë Policia e Selanikut pritet t’i dërgojë hetuesisë të dhënat e reja për të plotësuar dosjen e ngritur për 105 kilogramët kokainë, ndërsa nga të pandehurit mund t’u kërkohet të deklarohen sërish edhe për këto sasi.

Grekë, shqiptarë dhe maqedonas në rrjetin e drogës/ Kapen

Etiketa: GreqiKartelikokainaKryesore1

Lajme të lidhura

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd
Aktualitet

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26
U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen
Aktualitet

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen

11:15 - 13/05/26
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët
Aktualitet

Plagosje në Sarandë! Goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar, dërgohet urgjent në spital (Emri)

11:00 - 13/05/26
Para
Kjo makinë u shit vetëm për tetë minuta

Kjo makinë u shit vetëm për tetë minuta

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd
Aktualitet

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj artikullit të gazetarit Eddy Wax në Bruksel lidhur me debatin mbi marrëveshjen Shqipëri-Itali për...

Lexo më shumë
U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen

11:15 - 13/05/26
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët

Plagosje në Sarandë! Goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar, dërgohet urgjent në spital (Emri)

11:00 - 13/05/26
Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri)

Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri)

10:38 - 13/05/26
Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor

Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor

10:31 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com