GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sërish probleme me ushqimet/ Kapen specat me pestidicide nga Shqipëria në Kroaci

14:17 - 03/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sërish probleme me ushqimet/ Kapen specat me pestidicide nga Shqipëria në Kroaci
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ervin Resuli, Presidenti i Urdhrit Veterinar, ka folur ditën e sotme në “Sot, live në Shqipëri” në Report Tv për një ngarkesë me speca që vinte nga Shqipëria, që ishte mbi normën e lejuar me pesticide. Resuli ka thënë se ka qenë sistemi RAFT i monitorimit të BE-së që ka kapur ngarkesën.

Presidenti i Urdhrit tha se ministria dhe AKU nuk kanë asnjë njoftim zyrtar mbi këtë çështje dhe, sipas tij, kjo është alarmante.

“Sipas sistemit të monitorimit të BE-së RAFT, në Kroaci është konstatuar që një ngarkesë me speca ka qenë mbi norma dhe me pesticide të lejuara. Ajo që e bën situatën alarmante është se, nëse do të kontrollojmë ëebin zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë apo AKU-së, ku ne si konsumatorë duhet të informohemi se për kë kompani bëhet fjalë apo se kush janë këto speca, qytetarët apo konsumatorët të mos i tërheqin nga tregu. Në fakt, nuk ka asnjë informacion dhe prandaj duhej edhe ndihma e medias që t’i bëhet thirrje institucionit, që të bëhet një thirrje zyrtare, që as mos të përhapet dhe mos të bëhet panik, por edhe të ketë një informacion të dedikuar për konsumatorin, i cili të mos dëmtohet nga këto pesticide mbi norma, siç janë këto perime, këto speca”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Resuli ka nënvizuar se Ministria e Bujqësisë nuk ka reaguar, sipas tij, sepse është fushatë elektorale, jo për arsyen se nuk do të përhapë panik. Ai ka sjellë në vëmendje se, falë medias, nuk do të ishte gjendur as skandali që u zbulua pak ditë më parë me mishin salmonelë.

“Ministria e Bujqësisë, mesa duket, është në fushatë elektorale dhe nuk ka fokus për sa i përket mbrojtjes së konsumatorit. Absolutisht nuk ka të bëjë me linjën e panikut. Falë medias, u bë edhe regjistrimi dhe u vu në dukje e gjithë situata, për të cilën ne shmangëm apo ju bashkë shmangët konsumin e vazhdueshëm të kësaj filetoje, e cila mund të kishte pasoja të rënda”.

Etiketa: ministria e bujqesiseUrdhri Veterinarushqime

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Greva 24 orëshe në Greqi, Aviacioni Civil: Më 9 prill, anulohen fluturimet për dhe nga aeroportet greke

Greva 24 orëshe në Greqi, Aviacioni Civil: Më 9 prill, anulohen fluturimet për dhe nga aeroportet greke

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com