GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sërish sulme ndaj infrastrukturës së energjisë të Ukrainës

18:39 - 22/10/22
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Sërish sulme ndaj infrastrukturës së energjisë të Ukrainës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Infrastruktura kritike në mbarë Ukrainën edhe një herë ka qenë cak i dhjetëra raketave ruse më 22 tetor, tha forca ajrore ukrainase, teksa u tha po ashtu se Kievi ka rrëzuar disa raketa mbi kryeqytetin ukrainas. Teksa sulmet ruse po vazhdojnë, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, sërish u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të përshpejtojnë dërgimin e sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore.

“Ne kemi rrëzuar disa raketa, disa të tjera kanë goditur caqe. Mbrojtja ajrore shpëton jetë. Në kryeqytetet e Perëndimit nuk duhet të ketë vonesa në vendimet sa i përket sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën”, tha Kuleba. Zyrtarët lokalë thanë se janë sulmuar stacionet e energjisë në rajonet e Odesës, Kirovhardit dhe Lutskut. Po ashtu, në rajone të tjera janë raportuar probleme me energji elektrike. “Edhe një sulm me raketa nga terroristët të cilët po luftojnë kundër infrastrukturës civile dhe njerëzve”, shkroi në Telegram, Andriy Yermak, shef i stafit të Presidencës ukrainase.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar disa raketa që ishin nisur drejt kryeqytetit ukrainas. Ndërkaq kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha gjatë mbledhjes qeveritare se nga 10 tetori deri më 20 tetor, Rusia ka dëmtuar mbi 400 ndërtesa në 16 rajone të Ukrainës, përfshirë edhe dhjetëra ndërtesa të energjisë. Këto njoftime vijnë, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë kundërofensivën e tyre në rajonin e Hersonit dhe Harkivit. Ukraina – e cila është nën pushtimin rus që nga 24 shkurti – ka raportuar se ka çliruar qindra vendbanime në jug dhe verilindje të vendit. /Rel/

Etiketa: LuftaRusiaukraina

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Virozat e stinës, disa këshilla për t’i shmangur

Virozat e stinës, disa këshilla për t’i shmangur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com