GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sërish tensione në veri? Vjen paralajmërimi i fortë i ekspertit

11:18 - 03/09/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Sërish tensione në veri? Vjen paralajmërimi i fortë i ekspertit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava, vlerëson se kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, po i kryejnë detyrat e tyre institucionale. Duke folur për gazetën “Bota sot”, ish-zëvendësministri i Brendshëm, fajëson presidentin serb Aleksandar Vuçiq, që sipas tij, iu bëri presion serbëve që të bojkotojnë zgjedhjet në veri të vendit.

“Para një viti presidenti serb Vuçiq, i pati tërhequr nga institucionet komunale të Kosovës funksionarët e komunave, gjygjtarët, prokurorët, policinë serbe dhe vendi mbeti në atë gjendje të mjerueshme, gjë që u desh të shkohej në zgjedhje të parakohshme. Edhe pse u shpallën zgjedhjet, serbët nuk morën pjesë në to dhe ato zgjedhje u desh që të shtyhen për një kohë.

Megjithatë pas disa muajve zgjedhjet në ato pjesë të veriut u desh të mbahen dhe u ftua i tërë populli, i cili jeton atje të marrin pjesë në ato zgjedhje. Popullata nën presionin e Serbisë, prapë i bojkotoi ato zgjedhje edhe që serbët në një numër të vogël disa kanë dalë në zgjedhje, por popullata shqiptare edhe pse janë pakicë në ato pjesë i fituan zgjedhjet në katër komunat. Edhe sot ata kryetarë janë duke i kryer punët e tyre institucionale. Këto zgjedhje i përkrahen shtetet demokratike në krye me Amerikën”, ka thënë Tërnava.

Ai vlerëson se Serbia po bën gjithçka që të tensionojë sërish situatën në Kosovë. Këtu ai përmend edhe dorëheqjet e policëve të rinj serbë, që po braktisin punën e tyre, nën shantazhin e Beogradit.

“Duke e pasur parasysh popullatën serbe si shumicë që nuk mori pjesë në zgjedhjet e fundit, themi se Serbia me veprimet e saj të luftërave speciale, po bën çmos që situatën ta tendosë me konflikte të lloj-llojshme, duke e përdorur popullatën serbe si pretekst për konflikte të mundshme.

Edhe pse policët serbë e patën lëshuar punën e tyre me dirigjim të Serbisë, kosovarët kanë shkolluar numër të ri të policëve serbë dhe së bashku me shqiptarë i kanë kyçur që të punojnë në ato komuna, tani nga ta po ka të tillë, që nën ndikimin e politikave serbe të lëshojnë prapë punën”, është shprehur më tej eksperti.

Sipas Tërnavës, qëllimi i Serbisë është të përvetësojë veriun e Kosovës, ose që kjo pjesë të ketë një autonomi.

“Paralajmërimet e kryeministrit Kurti se mund të ketë sërish eskalime të situatës në veri po e dëshmon këtë çfarë e thashë deri më tani.

Serbia me veprime të tilla do të tentojë në çdo mënyrë t’ia arrijë qëllimit të saj, së paku veriun ta përvetësojë ose ta ketë një status të tillë si autonomi që në një të ardhme jo të largët megjithatë t’ia arrijë atij qëllimi të përvetësimit”, thotë ai.

Ai tregon edhe mënyrën se si mund të zgjidhet situata.

“Kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me ndihmën e miqve tanë amerikanë si evropianë, dhe duke e pasur parasysh situatën luftarake mes Rusisë dhe Ukrainës, e që Ukraina me të madhe po jep sinjale se do ta njeh pavarësinë e Kosovës, dhe trysnia e shteteve mike të Kosovës ndaj atyre 5 shteteve të BE-së që s’e kane njohur pavarësinë e Kosovës, dhe me njohjen e atyre 5 shteteve, Kosova të pranohet në NATO.

Me këtë sa i përket pavaresisë së Kosovës do të marr fund dhe njëherë e përgjithmonë në këto pjesë të Ballkanit do të mbretërojë demokracia dhe rehatia e përjetshme”, pohon eksperti.

Ndërsa, lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Tërnava thekson se ato duhet të mbahen me kushtin që në to të marrin pjesë edhe serbët që jetojnë në Kosovë.

“Kryetarët e komunave të zgjedhur me votë të popullit tani janë duke i kryer detyrat e përditshme të tyre. Nëse faktori ndërkombëtar dhe Serbia e vlerësojnë se duhet të shkohet në zgjedhje të reja, të gjitha gjasat janë se qeveria në pushtet dhe kryetarja e shtetit mund të vendosin që të shkohet në zgjedhje të reja, por me kusht që edhe serbët duhet patjetër të marrin pjesë në ato zgjedhje. Me këtë do të dëshmohet se kosovarët janë të përkushtuar që të jetojnë në demokraci dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët e tyre, pavarësisht cilit komb i takojnë ata”, shton ai për “Bota sot”.

Etiketa: ekspertveri

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Arbenita i kërkon divorcin pas dhunës, Fero: Tani e dua 200 herë

Arbenita i kërkon divorcin pas dhunës, Fero: Tani e dua 200 herë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com