GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Serveri i Tatimeve/ Kulisat e korrupsionit te AKSHI anullojnë tenderin për përmirësimin e sistemit

16:52 - 22/04/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Serveri i Tatimeve/ Kulisat e korrupsionit te AKSHI anullojnë tenderin për përmirësimin e sistemit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi anullimin e tenderit për përmirësimin e Sistemit e-taxation – në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, pasi sipas saj, fituesi i tenderit nuk paraqiti sigurimin e ofertës. Tenderi me vlerë 1.5 milionë euro ishte shpallur që në tetor të vitit të kaluar dhe ofertat u hapën në 24 nëntor.

Në garë morën pjesë 5 kompani ku oferta më e ulët ishte ajo e Helius Systems me 1.2 milionë euro. Por AKSHI e skualifikoi duke shpallur fituese ofertën e kompanisë iKubInfo, që ishte gati 250 mijë euro më e shtrenjtë se ajo e Heliusit.

Kompania Helius e ankimoi vendimin në Komisionin e Prokurimit Publik. Ky i fundit, në muajin shkurt të këtij viti, pasi shqyrtoi dosjen gjeti se AKSHI kishte shkelur ligjin duke e skualifikuar padrejtësisht ofertën më të ulët. KPP vendosi ta përmbysë fituesin e tenderit duke urdhëruar AKSHI-n, që të shpallte fitues Heliusin.

Por çuditërisht, pasi është shpallur fituese, kompania Helius është tërhequr nga vazhdimi i procedurës. Një drejtues i kësaj kompanie i tha Kapitalit se për shkak të zgjatjes pafund të procedurës, kompania ka vendosur të tërhiqet duke mos paraqitur sigurimin e ofertës për të vazhduar me lidhjen e kontratës.

Kulisat korruptive me këtë tender e ekspozojnë sistemin informatik të Tatimeve përballë një risku flagrant, pasi situata e tij është konsideruar si emergjente nga Kontrolli i lartë i Shtetit. Ky sistem ka të lidhura një sërë funksionesh të rëndësishme përfshirë fiskalizimin.

Raporti i KLSH vlerësonte se ky sistem ishte në gjendje kritike. Konkretisht audituesit citonin se “u konstatua se pajisjet fizike të sistemit e-Taxation janë në një situatë tejet kritike, një sistem ky shumë i rëndësishëm për DPT, nisur nga veprimet operacionale që kryhen aty si nga ana e biznesit, administratës tatimore, ashtu dhe nga institucionet e tjera me të cilat janë ndërtuar ndërveprime me të dhëna të këtij sistemi”.

/Kapitali.al/

Etiketa: AKSHIkorrupsionKryesore1tender

Lajme të lidhura

Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset turistja holandeze

15:04 - 21/03/26
Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit
Aktualitet

Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

14:51 - 21/03/26
Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë
Aktualitet

Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

14:40 - 21/03/26
Para
Raporti i BE për Shqipërinë/ VOA: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz

BE: Rezultati i votimit në veri nuk kontribuon në uljen e tensioneve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset turistja holandeze

15:04 - 21/03/26

Një shtetase e huaj është dëmtuar pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një mur në lagjen “Kala” në qytetin...

Lexo më shumë
Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

14:51 - 21/03/26
Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

14:40 - 21/03/26
Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

13:35 - 21/03/26
“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në gjatë qeverisjes së tij, Rama i rikthehet refrenit: Fajin e ka Saliu!

13:18 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com