GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“S’është ky Partizani i duhur, ekipi do përmirësohet”, Colella: Prisni surpriza nga pankina

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Colella: Sulmi “OK”, pres qendërmbrojtës! Superiorja e ekuilibruar sivjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani ia ka dalë të mbyllë fazën e parë të kampionatit në vendin e parë në tabelën e klasifikimit, duke qenë lider i “Abissnet Superiores”.

Me 4 pikë më shumë se sa vendi i dytë që mbahet me Erzenin, qëllimi i të kuqve tashm është që të vazhdojnë me rezultatet pozitive edhe në fazat e tjera.

Giovani Colella ka analizuar skuadrën e këtij edicioni. Trajneri i të kuqve, i ftuar në emisionin “Skaner” analizoi shkurtimisht ekipin e tij për të cilin theksoi se pret me shumë. Në një panel me ish lojtare, trajnerë dhe gazetarë, ai tregoi se mund të ketë surpriza në pankinë.

“Ambjentimi? Pas kësaj faze të parë i kam njohur të gjithë ekipet, dhe e di se çfarë ndodh në të gjitha skuadrat. E rëndësishme është të vlerësosh ku je dhe të njohësh ekipet e tjera.

Pozicioni? Vendi i parë na ndihmon të jemi të kënaqur por duhet të vijojmë të punojmë më tepër.

Ekipi? Nuk është ky Partizani i duhur, ekipi ka shumë për të përmirësuar. Mendoj që për ekipin, që duhet të rritet shumë dhe të punojë akoma, pasi kanë shumë për të dhënë.

Trajneri? Trajneri është i pari që mban përgjegjësinë dhe merr valixhet kur dështon. Unë në mënyrën se si jam gatuar preferoj që të marr përsipër të gjitha përgjegjësitë.

Mentaliteti? Unë po përpiqem që t’i jap një lloj mentaliteti skuadrës. Por ndodh që kur ne e përgatisim atë që duam, rezultati është i rëndësishëm por jo sepse nuk e duam. Një ekip që e ka obligim për të fituar, loja është e rëndësishme për të. Pikët do të vijnë gjithmonë në qoftë se është loja, pasi duhet të kesh një vijimësi të mirë.

Loja? Ndeshja me Kastriotin dhe Erzenin, krijuam lojën por na munguan pikët. Është rruga e duhur për të fituar ndeshje. Unë përgatis ekipin që të luaj mirë, pasi unë veç se përgatitemi për të fituar detyra është që të jemi ekip që bëjmë lojë të mirë.

Forma?  Sigurisht që jam më i qartë tani, bëhet fjalë për ekipin tim, por unë normal në krahasim me disa javë më parë jam më i ambjentuar. Kur një trajner që beson te titulli, punon dhe beson si mund të mos jem optimist.

Merkato? Është pyetje e parakohshme. Unë e thash që kam më tepër besim se kohë më para. Por një gjë është e qartë, që në fillimin e sezonit kemi pasur mundësi të marrim shumë lojtarë, por me klubin kemi vendosur që mos të afrojmë lojtarë për t’i pasur. Ndaj nuk është diçka që na shqetëson, por me drejtorin do të shikojmë në qoftë se do të ketë lojtarë mbi parametrat e duhur. Unë duhet të shikoj këto që kam dhe të vlerësoj siç duhet, por mos u habisni që mund të ketë ndonjë surprizë në pankinë.”

Etiketa: ekipi do permiresohetGiovani ColellaPartizani

Lajme të lidhura

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Para
Protestë kombëtare në orën 11:00, pedagogët mblidhen përballë “Politeknikut”

Pedagogët sërish në protestë, Berisha u bën thirrje: Bojkotoni mësimin, në orën 11 tek...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26

Prej 164 ditësh, qytetarë, studentë dhe pedagogë vijojnë protestën e tyre përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Lexo më shumë
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com