GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Sezoni turistik bllokon rrugët e qarkut Lezhë, pushuesit nga Kosova të revoltuar: Po përdorim rrugët dytësorë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Sezoni turistik bllokon rrugët e qarkut Lezhë, pushuesit nga Kosova të revoltuar: Po përdorim rrugët dytësorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për të përshkuar 25 km rrugë nga Miloti në Shëngjin, Ilmi Beqirit nga Kosova i janë dashur më shumë se 2 orë. Ai ka ardhur bashkë me  familjen për të kaluar pushimet verore në bregdetin e Shëngjinit, por gjatë rrugës u përball me një trafik shumë të rënduar.

“Unë jam nga Kosova dhe kam ardhur për të kaluar pushimet verore këtu në Shëngjin. Në Milot u përballa me një trafik shumë të rënduar dhe shpeshherë kishte dhe bllokim total të lëvizjes. Më shpejt kam ardhur nga Morina në Milot, ndërsa nga Miloti në Shëngjin që është shumë afër më është dashur më  shumë se 2 orë për të arritur në destinacion. Nuk e  kisha menduar kështu, por trafiku ishte tmerr i vërtet dhe nuk e kuptoj pse ndodh diçka e tillë”, shprehet turisti nga Kosova.

Lëvizja në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës është kthyer në makth për përdoruesit e tyre. Sezoni turistik po shoqërohet me fluks  të lartë automjetesh, duke krijuar trafik të rënduar e  shpeshherë dhe bllokim total të qarkullimit, ndërsa  segmentet më problematike janë superstrada nga Miloti në Balldre dhe rruga e Shëngjinit. “Unë kam punën e atillë dhe lëviz shpesh në superstradën Lezhë – Milot. Që kur ka nisur sezoni turistik, trafiku  këtu është një tmerr i vërtetë.

Kam ngelur disa herë i bllokuar në trafik me disa orë. Efektivë Policie ka plot, por fluksi i mjeteve është i  madh dhe rruga nuk e përballon dot. Kjo është diçka e vazhdueshme çdo sezon veror. Me pak fjalë, një tmerr i vërtete për ne që jetojmë këtu në Lezhë”, thotë Gjok Prenga, një drejtues mjeti.

SHOFERET

Ndërsa një drejtues taksie, i cili është vazhdimisht në lëvizje tregon se për shkak të trafikut në shumë raste nuk arrin në kohë në destinacion. “Unë jam gjithë kohës në lëvizje. Sezoni i verës këtu është një tmerr i vërtet për shkak të trafikut, sidomos në rrugën Balldre- Milot. Shpeshherë jam bllokuar në trafik dhe nuk kam arritur të shkoj në kohë në destinacionin që më është kërkuar. Ka raste që rrugën Balldre-Milot, e cila është një distancë e shkurtër, nuk mund ta bëj as për dy orë për shkak të bllokimit që krijohet nga fluksi i lartë i automjeteve.

Diçka e tillë është e vazhdueshme në çdo sezon veror. Mendoj se nuk është faj i Policisë, por i rrugëve të cilat janë të ngushta dhe nuk e përballojnë fluksin e automjeteve gjatë verës”, thotë taksisti Arion Gjini.

Për të shmangur trafikun, shumë drejtues mjetesh detyrohen të gjejnë zgjidhje  alternative, duke kaluar përmes rrugëve dytësore që iu rekomandon edhe vetë Policia Rrugore.

“Gjatë verës, unë përdor rrugët dytësore për të lëvizur, sepse superstrada është një tmerr i vërtet. Ngel i bllokuar në trafik dhe duhen 2 orë për të shkuar nga Lezha në Milot. Kalimi në rrugët dytësore është më i gjatë, por të paktën nuk bllokohesh”, thotë një tjetër drejtues mjeti.

POLICIA

Përballë fluksit të lartë të automjeteve duket se është  “dorëzuar” edhe vetë Policia Rrugore, e cila pavarësisht përforcimeve me forca shtesë nuk ka arritur që të shmangë trafikun.

Shefi i Qarkullimit Rrugor, Altin Mena, thotë se mungesa e standardeve në rrugë bëhet  shkak për trafikun e rënduar, ndërsa shton se janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin gjatë sezonit veror.

“Policia Rrugore e  Lezhës ka shtuar përforcimet, ka shërbime shtesë nga  qarqe të ndryshme të vendit, nga Policia e Shtetit dhe nga Policia Rrugore e Lezhës. Efektivët po punojnë me  orar të zgjatur, duke u vendosur në pikat më problematike për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes. Por siç e  shikoni, edhe vetë fluksi i automjeteve në rrugë është i jashtëzakonshëm gjatë kësaj periudhe dhe krijon shumë trafik.

Rrugët kanë një tjetër ndikim në këtë, pasi duhet të jenë më të gjëra dhe me standarde më të mira, por kjo nuk është detyra jonë për t’i dhënë zgjidhje. Policia Rrugore i ka të gjitha kapacitet, qoftë njerëzore apo dhe teknike për të përballuar një fluks të tillë dhe po  bën maksimumin e saj”, thotë Mena.

Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Altin Mena, u kërkon përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi në të kundërt do të përballen me masa ndëshkimore.

“Përdoruesit  e rrugës duhet të respektojnë normat e sjelljes dhe  mos të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve dhe ndëshkimet do të jenë maksimale komfor ligjit, pasi mosrespektimi i rregullave sjell aksidente rrugore”, shton Mena. Trafiku i rënduar pritet të shoqërojë rrugët e qarkut të  Lezhës deri në fillim të muajit shtator, ndërsa kjo situatë është kthyer në një refren të përvitshëm./ Panorama

Etiketa: BllokimLezheSezoni turistik

Lajme të lidhura

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Para
KAOS/ Dhjetëra makina përfshihen nga zjarri në autostradën Gjakovë-Prizren

KAOS/ Dhjetëra makina përfshihen nga zjarri në autostradën Gjakovë-Prizren

TË FUNDIT

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) vijon investimet në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve aeroportuale, me shtimin e 46 mjeteve të...

Lexo më shumë
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26
Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

13:24 - 11/09/26
“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

13:15 - 11/09/26
Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

12:52 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com