GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

23:14 - 15/05/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
INSTAT përgënjeshtron qeverinë: Turizmi nuk u rrit në 2021, vetëm sa mbijetoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri sezoni pranverës përkon me turizmin kulturor dhe natyror që mbështetet kryesisht në grupe të vogla vizitorësh. Heqja e masave të pandemisë dhe hapja e kufijve ka rritur purjet turistike, por operatorët turistikë përballen me pasojat e luftës në Ukrainë dhe rritjen e çmimeve.
Qazim Tuqi e nisi sipërmarrjen 15 vite më parë ku familja ktheu 4 dhoma të një shtëpie ku banonte në një bujtinë për të pritur turistët, në zemër të Qendërs Historike të Gjirokastrës që mbrohet nga UNESCO .
Më pas erdhën edhe 4 dhoma të tjera në një shtëpi tjetër karaketristike të restauruar pak metra larg dhe tani Qazimi përgatitet të hapë edhe njësinë e tretë ku gjithësejt në 15 vite bëhen 30 dhoma për të pritur turistët.
“E vështirë ka qenë, luftë ka qenë, jo vetëm për mua por për gjithë familjarët që kanë punuar fort. Puna është e bukur se ke të bësh me njërëz shumë të mirë por vështirësitë kanë qenë sidomos se e kemi nisur nga zero.”

Ky vit ka nisur mbarë pasi kufijtë janë hapur dhe nuk ndihet frika e pandemisë, thotë më tej Qazimi, por sipas tij mungojnë turistët nga Ukraina dhe një tjetër sfidë është me rritjen e çmimeve.
“Na kujtohet viti i vjetsëhm, kemi pasur turistë të shumtë në grupe nga Ukraina dhe kemi shumë miq atje pasi kemi pasur kontakte edhe me agjensi dhe operatorë turistike. Lufta ka ndikuar, nuk di ta them me shifra, por ka ndikuar. Edhe rritja e çmimeve ka ndikuar shumë edhe tek ne edhe tek turistët. Unë nuk i kam rritur deri tani çmimet por mendoj se diçka duhet rritur sado e vogël.”
Tregu turistik në Gjirokastër, por edhe në zonat e Qarkut dhe më gjerë këtë vit po e ndien mungesën e turistëve nga veriu i Europës dhe nga disa vende te Evropës Lindore prej luftës në Ukrainë thotë Kristina Fidhi që drejton platformën “Visit Gjirokastra”.
Konflikti zbehu dëshirën për të udhëtuar dhe rriti nivelin e pasigurisë dhe e kemi ende këtë situatë. Niveli i rezervimeve nga vendet e Veriut të Evropës është shumë i uëlt, sigurisht kjo është kompesuar nga prujet e tjera që po e rrisin tendencën, por besoj do e kemi këtë situatë par aq kohë sa konflikti atje do të vazhdojë.”
Sipas Kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, në Gjirokastër kanë ardhur këtë vit rreth 10 mijë turistë nga disa vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara.
Numri i turistëve për këto dy muaj ka qenë më shumë se 10 mijë, krahasur me vitet e shkuara është më i lartë.
Zoti Golemi thotë se këtë vit ka një kalendar aktivitetesh.
“Gjirokastra ofron atë që ka afruar gjithmonë, turizëm, histori,trashëgimi, por këtë vit ne kemi filluar me një kalendar aktivitetesh të shtrira jo vetëm fundjavave por edhe ditëve të tjera dhe ky kalendar do vazhdojë përgjatë gjithë vitit”.
Gjirokastra ka pasuruar këtë vit ofertën e saj turistike dhe sipas specialistit të trashëgimisë kulturore Ilir Lluri ky sezon turistik ka disa risi. Njëra prej tyre lidhet me një guidë të posaçme që bazohet në veprat letrare të shkrimtarit të shquar Ismail Kadare ndërsa risia tjetër lidhet me përpjekjet për të ritkhyer në pazarin historik mjeshtërinë e punimit të qilimave.
“Një gudië në Gjirokastër mbështetur në veprën e Ismail Kadaresë. Unë mendoj që kjo është një nga risitë e këtij sezoni turistik. Është mbështetur në vepra që flasin pikërisht për qytetin e Gjirokastrës, në personazhe por edhe në arkitekturën e shtëpive të Gjirokastrës që shkrimtari ka përshkruar në këto vepra.”
Sipas të dhënave zyrtare nëntë në dhjetë turistë në Shqipëri hyjnë nga kufir tokësor. Blerim Kore që drejton zyrën e turizmit në Bashkinë e Gjirokastrës thotë se lehtësimi i masave kundër koronavirusit në kufirin shqiptaro grek në Pikën e kakavijës ka ndihmuar prurjet më të mëdha. Ai thotë se edhe përmes Portit të Sarandës janë rritur ardhjet e turistëve.
“Lehtësimi masave antikovid sin ë anë shqipatre dhe atë greke ka ndikuar në rritjen e lehtësisë së lëvizjes dhe rritjen e vizitueshmërisë. Nuk ka vonesa në kufi dhe kjo ndikon shumë.
Gjirokastra ka shtuar dy vitet fundit kapacitete turistike dhe sidomos hotelet, por edne ka sfida sipas drejtueses së platformës “Visit Gjirokastra” Kristina Fidhi.
“Meritojnë të përmenden problemet infrastrukturës, ndonjëherë të sinjalistikës dhe ndonjëherë edhe të shërbimeve që nuk mjaftojnë.”
Gjatë katër muajve të këtij viti në Shqipëri është rritur me mbi 50% pruja e të huajve krahasuar me një vit më parë. Sezoni aktual lidhet më shumë me turizmin kulturor dhe atë të natyrës ku grupet e turistëve janë të vogla.
Marrë nga VOA

Etiketa: bashkunpunimi ekonomik i detit te zikrizeShqiperiaturizmi

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Armë dhe 100 mijë £ në “BMW”, kapen 3 shqiptarë në Angli (Emrat)

Organizoi festë me kokainë dhe kanabis, arrestohet 19-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com