Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një duel të fortë mes dy rivalëve që luftojnë për mbijetesë.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe bardheblutë kaluan shumë shpejt në avantazh. Në minutën e 3-të, Tabeku përfitoi nga një top i dhënë nga Mehmeti dhe, i vetëm përballë portierit Aleksovski, nuk gaboi duke kaluar Tiranën në avantazh. Reagimi i vendasve nuk vonoi, por Maksuti shpërdoroi një mundësi të mirë për barazim në minutën e 9-të.
Pjesa e dytë solli më shumë tension dhe polemika. Flamurtari pati disa pretendime për penallti, fillimisht në minutën e 62-të për një prekje të topit nga Kortez dhe më pas në të 72-ën pas një rrëzimi të Maksutit në zonë, por gjyqtarët nuk akorduan asgjë. Loja u ashpërsua, ndërsa të dy ekipet kërkonin me ngulm golin. Në minutën e 85-të, Tirana ishte shumë pranë golit të sigurisë, por Haxhiu humbi një rast të artë, duke dërguar topin jashtë. Ky moment rezultoi vendimtar, pasi në kohën shtesë erdhi ndëshkimi për bardheblutë.
Në minutën e 93, Flamurtari gjeti golin e barazimit, duke shpërthyer stadiumin dhe duke shmangur një humbje që dukej e sigurt. Një pikë e çmuar për kuqezinjtë, ndërsa Tirana mbetet me pengje për mundësinë e humbur për t’u shkëputur nga një rival direkt në renditje.
Ky barazim lë gjithçka të hapur në garën për mbijetesë, me të dy skuadrat që do të luftojnë deri në fund për të siguruar qëndrimin në elitë.
gijotina.com/










Discussion about this post