GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Çmenduri për Meksikë-Angli, një biletë del në shitje për 36 mijë dollarë

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Çmenduri për Meksikë-Angli, një biletë del në shitje për 36 mijë dollarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Interesimi i jashtëzakonshëm për përballjen mes Meksikës dhe Anglisë në Kupën e Botës 2026 ka bërë që çmimet e biletave të arrijnë nivele marramendëse në platformën zyrtare të rishitjes së FIFA-s.

Sipas raportimit të BBC-së, numri i biletave të nxjerra në rishitje është rritur nga 63 në 76 brenda një periudhe të shkurtër, ndërsa disa prej tyre po ofrohen me çmime rekord.

Bileta më e shtrenjtë e listuar kushton plot 36 mijë dollarë.

Në kategorinë Supporter Premier, shumica e biletave variojnë nga 6.000 deri në 9.000 dollarë, ndërsa njëra prej tyre është në shitje për 17.250 dollarë.

Edhe në kategorinë Supporter Standard çmimet janë tepër të larta, duke lëvizur kryesisht mes 6.000 dhe 8.000 dollarëve. Megjithatë, një biletë në këtë kategori ka arritur vlerën rekord prej 36 mijë dollarësh.

Ndërkohë, në kategorinë Supporter Value, biletat shiten kryesisht nga 4.000 deri në 6.000 dollarë, ndërsa një prej tyre është listuar me çmimin prej 23.000 dollarësh.

Çmime të ngjashme janë regjistruar edhe në sektorë të tjerë të stadiumit “Azteca”, duke reflektuar kërkesën e jashtëzakonshme të tifozëve për një nga sfidat më tërheqëse të këtij Botërori.

Ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë do të luhet të hënën, me fillim nga ora 02:00 (më orën lokale të Shqipërisë), dhe pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese, përpara një stadiumi të mbushur plot.

 

 

Etiketa: AngliBotërori 2026. MeksikeFaza 1/8Stadiumi Atzeca

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
Tragjedi në Vlorë, mbytet në det 29-vjeçarja

Tragjedi në Vlorë, mbytet në det 29-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare
Aktualitet

Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

16:49 - 23/10/26

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, ishte e ftuar në CNN International, në një intervistë me Christiane...

Lexo më shumë
Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet

Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet

16:23 - 23/10/26
Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë euro me SHBA

Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë euro me SHBA

15:44 - 23/10/26
“Më thirrën për sqarim dhe më dhunuan”/ Arjan Konomi akuzon Linda Ramën se porositi njerëz për ta rrahur

“Më thirrën për sqarim dhe më dhunuan”/ Arjan Konomi akuzon Linda Ramën se porositi njerëz për ta rrahur

15:29 - 23/10/26
Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat

Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat

15:10 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com