GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sfida e LVV për t’i mbajtur komunat ku udhëheq

15:39 - 12/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Sfida e LVV për t’i mbajtur komunat ku udhëheq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Podujeva konsiderohen të jenë komunat ku Lëvizja Vetëvendosje do të zhvillojë garën më serioze në balotazh të dielën më 14 nëntor, vlerëson Emir Abrashi nga organizata Demokracia Plus.

Fitorja eventuale e Lëvizjes Vetëvendosje në të paktën tri komuna do të ishte sukses për këtë parti, shpreh mendimin njohësi i zhvillimeve politike, Arton Demhasaj.

Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet në 21 komuna. Për 17 komuna të tjera fituesi është vendosur në rundin e parë më 17 tetor.

Lëvizja Vetëvendosje në rundin e 17 tetorit nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës, derisa do të garojë në balotazh në 12 komuna. Kjo parti, bazuar në numrin e votave që ka marrë në rundin e parë të zgjedhjeve, prin në Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe në Shtime.

Në Prishtinë, kandidati i LVV-së, Arben Vitia, do të garojë me Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në Prizren kandidati i LVV-së, Mytaher Haskuka, do të garojë me Shaqir Totajn nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në Gjilan Alban Hyseni nga LVV-ja do të ketë kundër-kandidat Lutfi Hazirin nga LDK-ja. Në komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nga LVV-ja do të garojë me Ekrem Hysenin nga LDK-ja.

Kandidatët e LVV-së për të parin e komunës do të jenë në garë edhe në komunën e Obiliqit, Gjakovës, Kaçanikut, Fushë Kosovës, Kamenicës, në komunën e Vitisë, Rahovec dhe në Podujevë.

“LVV-ja me përgjysmim të votave”
Abrashi dhe Demhasaj vlerësojnë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka të pamundur të ruajë mbështetjen, të cilën e kishte pasur në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të këtij viti, kur fitoi mbi 50 për qind të votave, apo më shumë se 438 mijë vota.

Në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, LVV-ja ka marrë mbi 168 mijë vota për kuvendet komunale, dhe është partia e dytë më e votuar pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka marrë mbi 170 mijë vota.

Abrashi nga organizata Demokracia Plus, nuk pret që LVV-ja mund të shënojë rezultat të mirë apo të fitojë në komuna tjera ku është në garë.

“Megjithatë, LVV-ja vazhdon të ketë mbështetje solide te qytetarët e Kosovës në të gjitha këto komuna ku është në balotazh, por ne do të shohim më 14 nëntor nëse qytetarët do ta ndëshkojnë LVV-në dhe kryeministrin Albin Kurti, i cili e ka nisur qeverisjen me një arrogancë të numrave dhe do të shohim nëse do të përçojnë mesazh që të marrë seriozisht qeverisjen”, thotë Abrashi.

Kurti në disa raste ka deklaruar se fitorja e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare ka qenë dërrmuese.

Megjithatë, Arton Demhasaj, njohës i zhvillimeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit kanë treguar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të arrijë rezultatin që e ka pasur në zgjedhjet e përgjithshme. Sipas tij, LVV-ja në gjysmën e komunave do ta ketë të pamundur fitoren pasi që ka rezultat të pafavorshëm me kundër-kandidatët nga partia tjetër.

Demhasaj thotë se mosarritja e këtij rezultatit nga LVV-ja vjen si pasojë e zhgënjimit që qytetarët kanë për këtë parti.

“Më 14 shkurt LVV-ja ka arritur të ndërtojë pritje të mëdha se nëse vjen në pushtet do të bëjnë ndryshime të mëdha dhe ato ndryshime nuk kanë ardhur gjatë këtyre gjashtë muajve të qeverisjes së LVV-së. Prandaj, një pjesë e madhe e popullatës ka mundur të zhgënjehet dhe e ka votuar partinë tjetër politike”, thotë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për rezultatin që ka fituar partia që ai drejton në rundin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit, pati thënë se nuk mund të bëhen krahasime të zgjedhjeve lokale me ato nacionale.

“Sepse në atë listën tonë të përbashkët, në krye të listës kanë qenë tre njerëz që sot drejtojnë tri institucionet e Kosovës. Nuk mund të krahasohen listat nëpër komuna me atë listë”, pati thënë Kurti. Në listën e LVV-së ka qenë presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca, kurse Kurtit nuk i është mundësuar gara për shkak të një dënimi me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë më shumë se 119 mijë vota dhe kishte fituar udhëheqjen në tri komuna, Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë.

Ndërkohë, kryetarët e Prishtinës dhe Kamenicës u patën larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të premten është dita e fundit e fushatës elektorale për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të përcaktojnë kryetarët e rinj të 21 komunave.

Nga mesnata fillon heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në orën shtatë në mbrëmjen e së dielës, kur edhe do të mbyllen kutitë e votimit./REL

Etiketa: komunaLVVsfidaZgjedhje

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Blerja e Inter? Sheikët marrin vendimin

Blerja e Inter? Sheikët marrin vendimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet
Lajme

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26

Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë se si investimet...

Lexo më shumë
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com