Në prag të sfidës ndaj Finlandës, Maran vërtetoi edhe një herë se tashmë e ka ndërtuar në kokë jo vetëm formacionin e tij tip, por edhe përzgjedhjet në çdo rast, në varësi të situatave të ndryshme që mund të sjell një takim.
Krahu i djathtë mbetet një raport që shqetëson jo pak, ku së fundmi e mbylli me ekipin përfaqësues dhe Ivan Balliu.
Tekniku italian grumbulloi për dy sfidat e fundit në Nations League, si opsione për këtë pozicion, lojtarë si Samuele Sina dhe Ysni Ismaili, por Maran i dërgoi të dy lojtarët në tribunë duke pasur në këtë mënyrë vetëm Hysajn në dispozicion për krahun e djathtë.
Në tribunë për këtë takim Maran ka vendosur të dërgojë edhe dy mesfushorët, Feta Fetain dhe Klevi Qefalija.









Discussion about this post