GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Sfida “një lugë e thatë” në Tik-Tok, mjekët bëjnë paralajmërimin e frikshëm

në Ekonomi & Sociale, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 3 min
A A
Sfida “një lugë e thatë” në Tik-Tok, mjekët bëjnë paralajmërimin e frikshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjekët kanë reaguar kundër një sfide të popullarizuar por ‘potencialisht vdekjeprurëse’ të TikTok ku personat që frekuentojnë palestrën marrin proteina pluhur para stërvitjes, pa e perzier me lëngun e parë.

Sfida, e quajtur ‘një lugë e thatë’, ka bërë xhiron në aplikacionin kinez të mediave sociale, pavarësisht se mund të shkaktojë një sërë problemesh. Një studim i ri ka treguar se konsumimi i proteinave pluhur ashtu thatë shkakton mbytje, pneumoni, shqetësime të zemrës dhe probleme të tjera.

Një blogere 20-vjeçare e mediave sociale në Florida, e cila i konsumonte ato proteina, pohoi se kishte pasur probleme me zemrën.

Një tjetër postoi një video duke thënë se i kishte ndaluar fryma pasi i kishte përdorur. Njerëzit që në përgjithësi janë të rinj, marrin një lugë protein pluhur dhe e kalojnë atë me disa gllënjka ujë ose dhe thjesht pa të. Zakonisht luga e proteinës përzihet me ujë dhe konsumohet si pije.

Një shqetësim tjetër është se disa të rinj e përziejnë pluhurin me pije energjike dhe alkool.

Dhe më e keqja është se TikTok lejon fëmijët e moshës deri në 13 vjeç të hapin një llogari. Përdorimi i pahijshëm i proteinave pluhur, të cilat janë vetëm për të rriturit, mund të rezultojnë dhe në vdekje.

Gjetjet e studimit do të paraqiten gjatë Konferencës dhe Ekspozitës Kombëtare të Akademisë Amerikane të Pediatrisë 2021.“Mund të jetë e vështirë për mjekët të identifikojnë tendencat e reja që mund të paraqesin rreziqe për shëndetin tek të rinjtë”, tha autori Nelson Chol nga Universiteti Princeton, Neë York.

Për studimin, Chol mblodhi 100 video TikTok nën hashtagun “#preworkout” dhe analizoi të dhënat si pëlqimet, mënyra e gëlltitjes, numri i racioneve dhe kombinimi i pluhurit me substanca të tjera.

Nga 100 videot e analizuara, numri i përgjithshëm i pëlqimeve ishte 259.773.000 dhe shkonte nga 112.300 në 1.700.000 për video.Shqetësuese ishte se vetëm tetë nga videot përshkruanin përdorimin e saktë të pluhurave të stërvitjes.

Pavarësisht se është për përdorim nga njerëz vetëm 18 vjeç e lart, proteina pluhur është bërë gjithnjë e më popullore në mesin e adoleshentëve. Këto lloj suplementesh thuhet se rrisin performancën e stërvitjes, por disa ekspertë thonë se ato mund të jenë të rrezikshme, veçanërisht nëse ato përdoren gabim.

“Pluhurat para stërvitjes zakonisht përmbajnë kafeinë së bashku me përbërës të tjerë si kreatina, aminoacidet dhe vitaminat”, tha shkencëtarja Bridget Benelam nga Fondacioni Britanik i të Ushqyerit, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

Nivelet e kafeinës në këto produkte ndryshojnë nga ekuivalenti i rreth një deri në tre filxhanë kafe. “Pra, ekziston rreziku i konsumimit të tepërt të kafeinës, veçanërisht nëse përdorni më shumë se një herë në ditë, ose thjesht konsumoni pluhur, ku mund të konsumoni më shumë se sasia e rekomanduar”, tha ajo.

Etiketa: eksperimentrreziktiktok

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, në vend të tij emërohet Everest Kazheli, vjen nga Kadastra
Breaking Views

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, në vend të tij emërohet Everest Kazheli, vjen nga Kadastra

21:32 - 12/10/26
Para
Serbia kërkon dënimin e Shaqirit, kjo është arsyeja

Serbia kërkon dënimin e Shaqirit, kjo është arsyeja

TË FUNDIT

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

19:51 - 13/10/26

Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë vijojnë prej 5 orësh para Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar, ndërsa uniformat...

Lexo më shumë
Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën

Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën

19:37 - 13/10/26
Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

19:04 - 13/10/26
Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com