GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Sfidat e Vlora Hysenit në reformimin e SHISH

15:36 - 05/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Sfidat e Vlora Hysenit në reformimin e SHISH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Muhamed Veliu

Nga sot, Shërbimi Inteligjent Shqiptar do të drejtohet nga Vlora Hyseni, e cila ka përpara shumë sfida. SHISH duhet të përfshihet nga një reforme e thellë duke nisur me amendimin aktual të ligjit që daton nga viti 1998 e me pak ndryshime ndër vite.

Ky ligj duhet përshtatur me sfidat e kohës. Ligji aktual nuk përkon me sfidat aktuale të Shqipërisë, vend anëtar i NATOs, duke pasur përballë shërbime tejet të avancuara si ato të vendeve jo mike si Rusia apo Kina. Ndryshimi i ligjit duhet t’u japë më shumë kompetenca oficerëve të SHISH jo vetëm në sferën e mbledhjes të informacionit, por edhe në aspekte të mënyrës operacionale. Megjithëse janë dy drejtori të ndara, zbulimi dhe kundërzbulimi, reformimi i SHISH duhet të prekë edhe këtë aspekt, duke ndjekur modelin gjerman me FIS, dedikuar çështjeve të brendshme dhe BND për ato të jashtme.

Apo modelit të ngjashëm të inteligjencës angleze MI5 shërbimi i brendshëm dhe MI6 ai i jashtëm. Më kryesorja, dhënia punonjësve të SHISH fuqi akoma edhe më të mëdha kur vjen puna në anën operacionale. Sikurse paga të paktën të njëjtat me agjencinë e inteligjencës të Kosovës drejtuar me parë nga Zonja Hyseni. Është një paradoks shumë i madh. Agjencia për Inteligjencë e Kosovës u ngrit me ndihmën e SHISH, oficerët e të cilit sot e kanë pagën 60.000 lekë në muaj një inspektor i thjeshtë, ndërsa homologët e tyre në Kosovë marrin 2.500 euro në muaj.

Burime të miat në atë institucion më thonë se nepotizmi është një gangrenë prej shume vitesh dhe duhet të zhbëhet. Zonja Hyseni duhet t’i japë fund kulturës të mosndëshkimit penal për oficerë të SHISH, të cilët përfshihen në korrupsion siç ka ndodhur me shpërdorimin e fondeve, me të cilat paguhen bashkëpunëtorët, abuzimet me dietat apo shesin informacione grupeve kriminale, siç është rasti i disa zyrtarëve të një drejtorie në Juglindje të vendit. Zonja Hyseni duhet t’i japë fund fshehjes së problemeve nga Drejtoria e Sigurisë së Personelit dhe çuarjen për ndjekje penale të korruptuarve e jo të mjaftohet thjesht me largimin e butë të tyre nga SHISH, siç ka ndodhur rëndomë ndër vite.

Sikurse duhet të zbatojë disa vendime gjykate të pazbatuara nga paraardhësit e saj për rikthim në punë të shumë oficerëve të ndershëm e të dedikuar të larguar për arsye politike. Apo oficerë të tjerë të larguar me dorëheqje për arsye të keqmenaxhimit të institucionit, krahinizmit dhe kushteve të punës. Bëhet fjalë për njerëz me ekspertizë në fushën e sigurisë kombëtare ndër vite. Zonja Hyseni duhet të rishikojë vendimin e çarmatimit të punonjësve te SHISH, pasi sot vetëm drejtorët e drejtorive dhe kryetarët e degëve mbajnë armë. Mbase Shqipëria është vend unikal në botë ku oficerët e një shërbimi inteligjent përballen në terren me lloj-lloj subjektesh, por janë të paarmatosur.

Në të njëjtën kohë SHISH duhet të ketë nën kontroll ishpunonjësit, ku punësohen pas largimit, në cilat vende udhëtojnë dhe me çfarë aktivitete përfshihen. Rasti i çuar në SPAK vitin e shkuar i disa ish-oficerëve të SHISH kthyer në mbledhës dhe tregtarë informacionesh është mjaftueshëm alarmant. Vlora Hyseni vihet në krye të shërbimit inteligjent shqiptar me synimin e një reforme të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Reforma, sipas mendimit tim, duhet të synoje disa aspekte. Shtimin e garancive funksionale dhe operacionale, që do të thotë se agjentët e SHISH nuk duhet të pengohen të vijojnë një çështje të caktuar sidomos kur kanë subjekte të lidhura me politikën. Duhet të marrin fund raportet e oficerëve të caktuar me politikën dhe penalizmi i tyre për bashkëpunimin me politikanë të caktuar majtas dhe djathtas.

Çështja e fundit ka të bëjë me kontrollin parlamentar të shërbimeve, një debat botëror për masën e kontrollit të shërbimeve sekrete. Për mendimin tim, kryesfida e Vlora Hysenit do të jetë shfarosja e segmentizimit politik brenda në SHISH. Po citoj një shprehje të Markus Wolf, ishdrejtues i lartë i shërbimeve sekrete gjermano-lindore me nofkën “Njeriu pa Fytyrë”, pasi deri në vitin 1987 nuk kishte asnjë foto të tij. Ai thotë: “Shërbimet inteligjente janë shprehje e rendimentit të politikës ose politik. Një klasë politike e korruptuar sjell edhe shërbime sekrete të korruptuara”. PS: Ky shkrim shpreh pikëpamjet e mia personale për këtë çështje dhe jo të institucionit ku unë punoj.

Etiketa: Muhamed Veliu. OpinionVlora Hyseni

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Efi përlotet sërish prej Luizit dhe Kiarës (VIDEO)

Efi përlotet sërish prej Luizit dhe Kiarës (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e...

Lexo më shumë
E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com