GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shantazhonte të riun për bisedat “hot”, dënohet 15-vjeçarja nga Tirana

16:49 - 27/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 15-vjeçare nga Tirana është dënuar nga gjykata, pasi i bënte shantazh një të riu për bisedat “hot” që kishin pasur në “Snapchat” dhe i kërkonte para. E reja është shpallur fajtore për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” ndaj një djali 8 vjet me të madh në moshë, të cilin e shantazhoi përmes një bisede intime në rrjetin social Snapchat.

E pandehura minorene me iniciale E. K. u dënua me 1 vit burg, por nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli, pasi në përfundim gjykata vendosi lënien e saj në Shërbim Prove për një periudhë 16-mujore. Referuar vendimit të gjykatës, në shtator të vitit të kaluar, ka filluar një komunikim në Instagram me 23-vjeçarin, që futi më pas në kurth. Në kallëzimin e tij, i riu ka treguar se biseda është zhvendosur në rrjetin social Snapchat dhe ka pasur natyre të ngacmimeve seksuale.

Sipas tij, gjithçka është ndërprerë kur bashkëbiseduesja i ka thënë se ishte 15 vjeç. Por disa orë më vonë, nga e njëjta adresë atij i ka shkruar një person që i është prezantuar si vëllai i të miturës. Duke i thënë se ishte punonjës policie, ai i ka kërkuar 10 mijë lekë të rinj, në këmbim të mosdenincimit të tij për “ngacmim seksual” ndaj të motrës së mitur.

Para se të shkonte në vendin e lënë për dhënien e parave, pranë 9-katësheve në Tiranë, i riu kallëzoi rastin në polici dhe dhënia e parave ndodhi në sy të agjentëve. Sipas vendimit të gjykatës, në vendin e takimit, shuma e 10 mijë lekëve të rinj është marrë nga një vajzë, që rezultoi të ishte e mitura 15-vjeçare. Gjatë hetimit, e pyetur në prani të psikologëve, ajo ka shpjeguar se kishte vepruar e vetme, pa person tjetër pas saj dhe se bisedat me 23-vjeçarin i kishte bërë për ta larguar atë dhe jo për të përfituar para prej tij

Etiketa: arrestpresionshantazhTirane

Lajme të lidhura

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata
Aktualitet

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata

19:00 - 20/03/26
Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë
Aktualitet

Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

18:43 - 20/03/26
Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën
Aktualitet

Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

18:05 - 20/03/26
Para
Rritja e çmimit të naftës/ Reagon Partia e Lirisë: O Bord komunist boll vodhët

Rritja e çmimit të naftës/ Reagon Partia e Lirisë: O Bord komunist boll vodhët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=TTowY7PNlmo Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, nën goditjet e SPAK, është detyruar të riformatojë AKSHI-n. Pas zbulimit të...

Lexo më shumë
Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

23:15 - 20/03/26
Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com