GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA, 52-vjeçari vret ish-gruan dhe pesë persona të tjerë

07:55 - 18/02/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, 52-vjeçari vret ish-gruan dhe pesë persona të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Misisip të SHBA. Një burrë i armatosur me tre armë ka qëlluar për vdekje ish-gruan e tij dhe pesë persona të tjerë. Policia vendase thotë se personat janë qëlluar për vdekje në disa vende, një lokal dhe dy shtëpi në Arkabutla, një komunitet me më pak se 300 njerëz. 52-vjeçari, Richard Dale Crum ka rënë në pranga, por ende nuk dihen arsyet përse e çuian atë drejt këtij krimi.

Guvernatori i Mississippi, Tate Reeves tha se dyshohet se 52-vjeçari ka vepruar i vetëm. Sherifi Brad Lance tha se agresioni i 52-vjeçarit nisi kur ai u fut i armatosur në një lokal rreth orës 11:00 me orën lokale dhe qëlloi një burrë me të cilin nuk kishte asnjë lidhje. Më pas ai shkoi në një shtëpi aty pranë ku qëlloi për vdekje ish-gruan e tij dhe, sipas CNN , e goditi por nuk e qëlloi të fejuarin e saj.

Hetuesit thonë se 52-vjeçari më pas shkoi me makinë në një shtëpi pranë rezidencës së tij dhe qëlloi për vdekje një burrë që dyshohet se mund të ketë qenë njerku i tij, si dhe një grua. Më pas ai qëlloi dy persona, një brenda një makine dhe një në rrugë, jo shumë larg shtëpisë së tij. Dy viktimat e fundit duket se kanë qenë punëtorë ndërtimi, sipas Sheriff Lance.

“Ne nuk kemi shumë krime të dhunshme këtu. Kjo është tronditëse,” tha Sherif Lance. “Nuk e kisha ëndërruar kurrë se do të merreshim me diçka të tillë këtu”.

Ai tha se i dyshuari kishte në posedim një armë gjahu dhe dy pistoleta. Një shkollë fillore dhe e mesme në Coldëater aty pranë u mbyllën gjatë incidentit. Ethan Cash, një 19-vjeçar, banor i zonës, tha për ËREG-TV se ai kishte parë 52-vjeçarin teksa qëlloi me armë. Cash tha se ai kontrolloi gjithashtu pulsin e viktimës që vdiq brenda automjetit.

 

 

Etiketa: ish-gruaSHBAvret

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Parandjeu tërmetin, papagalli që shpëtoi familjen nga tragjedia

Parandjeu tërmetin, papagalli që shpëtoi familjen nga tragjedia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com