GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA, apel Turqisë të mos blejë më armë ruse: Mund të përballet me pasoja

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, apel Turqisë të mos blejë më armë ruse: Mund të përballet me pasoja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar të premten Turqinë se mund të rrezikojë më shumë lidhjet bilaterale nëse blen armë tjera nga Rusia. Kjo deklaratë ka ardhur pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin më herët gjatë kësaj jave dhe ka diskutuar për bashkëpunim më të madh ushtarak, duke përfshirë aeroplanët ushtarakë dhe potencialisht edhe nëndetëset.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka injoruar paralajmërimet e SHBA-së më 2017 për të mos blerë sistemet ruse për mbrojtje S-400, pasi aleanca perëndimore frikësohet se ky veprim mund t’i rrisë kapacitetet e Rusisë për të shënjestruar pajisjet ajrore të SHBA-së dhe Evropës Perëndimore. “Ne i kemi bërë thirrje Turqisë në secilin nivel dhe mundësi që të mos blejë sistemet S-400 dhe të përmbahet nga blerja e ndonjë pajisjeje tjetër ushtarake nga Rusia”, ka thënë zëvendës-Sekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman para gazetarëve, kur është pyetur për udhëtimin e Erdoganit, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

“Ne vazhdojmë t’ia bëjmë atë gjë të qartë Turqisë, ashtu sikurse pasojat me të cilat mund të përballet nëse niset në atë drejtim”, ka thënë Sherman, sa ka qenë në një vizitë në Zvicër. Sherman ka përsëritur se S-400 nuk janë sisteme të “operueshme me sistemet e NATO-s”. Si përgjigje ndaj blerjes që ka bërë Turqia, SHBA-ja pati larguar këtë shtet nga programi i aeroplanëve luftarakë F-35. Në këtë program kanë qenë të përfshira disa kompani turke dhe Ankaraja ka pritur të ketë rreth 100 aeroplanë.

Megjithatë Sherman ka thënë se SHBA-ja vlerëson marrëdhënien me Turqinë, duke përmendur vendimin e kësaj të fundit për të mirëpritur miliona refugjatë sirianë dhe ofertën për të ndihmuar në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit në Afganistan. “Turqia është sfiduese ndonjëherë. Jam e sigurt se edhe SHBA-ja është sfiduese për të ndonjëherë. Mirëpo ata janë aleatë të vlefshëm të NATO-s”, ka thënë Sherman.

Erdogan ka thënë të enjten se marrëdhënia e tij me presidentin amerikan, Joe Biden, “nuk ka nisur mirë”. Biden, pa marrë ende pozitën e presidentit, e ka quajtur Erdoganin autokrat dhe ka treguar mbështetje për opozitën.

Etiketa: SHBATurqi

Lajme të lidhura

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut
Aktualitet

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26
Para
“Shpërfytyrohen” Mesi dhe Ronaldo, mësohet shkaku

“Shpërfytyrohen” Mesi dhe Ronaldo, mësohet shkaku

TË FUNDIT

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26

azeta britanike Daily Mail i ka kushtuar një reportazh të gjatë të ashtuquajturve “Çunat e Londrës”, duke u fokusuar te...

Lexo më shumë
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

16:33 - 13/09/26
Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

16:13 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com