GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA: Arrestohen 300 studentë në protestat pro-palestineze

07:59 - 02/05/24
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: Arrestohen 300 studentë në protestat pro-palestineze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një numër universitetesh amerikane thirrën këtë të mërkurë policinë për shkak të valës së protestave studentore pro-palestineze.
Të martën në mbrëmje, policia në Nju-Jork shpërndau një grup demonstruesish që kishin paralizuar Universitetin Columbia për gati dy javë, duke arrestuar dhjetëra vetë.
Njoftohet se policia ka arrestuar rreth 300 vetë në Universitetin Columbia dhe City College në Nju-Jork, ndërsa në Los Anxhelos shpërthyen përleshje midis grupeve rivale të protestuesve. Demonstratat u organizuan nga studentët për të protestuar për mbështetjen akademike dhe qeveritare për Izraelin për ofensivën e tij tokësore në Gaza.

Individë pa lidhje me universitetin
Në një letër drejtuar Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, presidentja e Universitetit Columbia, Minouche Shafik, kishte kërkuar “ndihmë për të larguar të gjithë individët nga salla Hamilton Hall dhe të gjitha kampuset”. Sipas saj pushtimi i ndërtesës së universitetit po udhëhiqej nga “individë që nuk kanë lidhje me Universitetin”, gjithësesi ajo nuk dha prova për këtë.
Shafik gjithashtu i kërkoi policisë së Nju Jorkut që të qëndrojë në kampus të paktën deri më 17 maj, në mënyrë që të garantohet që protestuesit të mos i rivendosin kampet e tyre.

Edhe kryebashkiaku i qytetit të Nju-Jorkut, Eric Adams, tha gjthashtu pa dhënë prova, se protestuesit nuk ishin studentë, por agjitatorë profesionistë.
“Sapo u njoftova për agjitatorë të jashtëm që ishin pjesë e këtij operacioni, siç përmendi edhe Universiteti Columbia në letrën e tij dhe kërkesën për Departamentin e Policisë së qytetit të Nju Jorkut, u bë e qartë se ne duhej të merrnim veprimet e duhura dhe drejtoria jonë e shërbimit sekret i identifikoi ata persona që ishin profesionistë, të trajnuar mirë”, tha Adams në CBS Mornings.
Njerëzit e përfshirë në demonstratat në Universitetin Columbia kanë pranuar se protestës i ishin bashkuar disa njerëz që nuk i takonin universitetit, por i hedhin poshtë akuzat se persona të huaj kishin ndikuar në mënyrë të padrejtë në kampin e demonstruesve.

Trazirat më të përhapura dhe më të zgjatura universitare
Kampet e ngritura prej demonstruesve pro-palestinezë janë trazirat më të përhapura dhe më të zgjatura që tronditin kampuset e universiteteve amerikane që nga protestat kundër Luftës së Vietnamit në vitet 1960 dhe 1970.
Pushtimi i sallës Hamilton Hall të Universitetit Columbia ishte ndër demonstratat më të spikatura pro-palestineze në kampuset universitare, e cila tërhoqi madje edhe vëmendjen e Presidentit Joe Biden.
“Ky nuk është shembull i një protestës paqësore,” tha një zëdhënës i presidentit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasiqë nga fillimi i operacionit ushtarak të Izraelit në territorin palestinez janë vrarë më shumë se 34,500 vetë.
Izraeli i quajti protestat si shembuj të antisemitizmit në universitetet amerikane – një akuzë që grupet studentore e kanë hedhur poshtë./dw

Etiketa: arrestohenDWPalestineSHBAStudent

Lajme të lidhura

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi
Bota

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi

21:07 - 05/01/26
Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze
Bota

Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze

19:01 - 31/12/25
Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi
Bota

Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi

10:33 - 25/12/25
Para
Leximi i letrave Tarot, Flori “në hall”, merr përgjigje për tre pikëpyetjet që e mundonin

Leximi i letrave Tarot, Flori “në hall”, merr përgjigje për tre pikëpyetjet që e mundonin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com