GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SHBA, Biden e vë theksin tek konsensusi politik, pas kompromisit për tavanin e borxhit

08:00 - 03/06/23
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, Biden e vë theksin tek konsensusi politik, pas kompromisit për tavanin e borxhit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas disa javësh negociatash të vështira, Presidenti Joe Biden e vuri theksin tek aftësia e tij për të arritur kompromis me republikanët kur iu drejtua vendit të premten pas miratimit të Ligjit për Përgjegjësinë Fiskale.

Kompromisi është një temë së cilës ai do t’i rikthehet në fushatën e rizgjedhjes në vitin 2024.

Masa e miratuar të premten që presidenti do ta nënshkruajë të shtunën, pezullon kufirin e borxhit të qeverisë amerikane deri në janar 2025 dhe shmang mospagimin e detyrimeve të qeverisë amerikane që mund të kishte pasoja katastrofike.

“Është thelbësore për të gjithë përparimin që kemi bërë në vitet e fundit, që të ruajmë besimin dhe kredinë e Shteteve të Bashkuara dhe miratimin e një buxheti që të vazhdojë të rrisë ekonominë tonë dhe të pasqyrojë vlerat tona si komb,” tha zoti Biden nga Zyra Ovale.

Ai theksoi se miratimi i projektligjit ishte kritik. Duke nënvizuar arritjet legjislative dypartiake të arritura gjatë administratës së tij, Presidenti Biden nënvizoi se e vetmja mënyrë se si mund të funksionojë demokracia amerikane është “përmes kompromisit dhe konsensusit”.

“Askush nuk mori gjithçka që donte, por populli amerikan mori atë që i duhej,” tha ai lidhur me legjislacionin për tavanin e borxhit.

“Ne shmangëm një krizë ekonomike dhe një kolaps ekonomik”, tha ai.

Zoti Biden tha se do të nënshkruajë projektligjin të shtunën. Ishte hera e parë që presidenti Biden foli drejtpërdrejt para vendit nga Zyra Ovale, ambienti më zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nga ku zakonisht presidentët flasin për tema të rëndësisë maskimale.

Projektligji i miratuar i lejon qeverisë të vazhdojë të marrë hua gjatë 19 muajve të ardhshëm për të përmbushur detyrimet e saj, duke tejkaluar kufirin aktual të borxhit prej 31.4 trilion dollarësh.

Mbështetje dypartiake

Senati amerikan votoi të enjten në mbrëmje 63-36 në mbështetje të projektligjit.

Senatorët demokratë John Fetterman, Elizabeth Ëarren, Ed Markey, Jeff Merkley dhe Bernie Sanders, një i pavarur që voton me demokratët, iu bashkuan 31 republikanëve duke votuar kundër projektligjit.

Projektligji u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve me një votim 314-117 të mërkurën mbrëma.

Ligji nuk përcakton një kufi të ri monetar, por autoriteti i huamarrjes do të shtrihet deri me 2 janar të vitit 2025, dy muaj pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Për më tepër, ligji kërkon mbajtjen e pjesës më të madhe të shpenzimeve federale në nivelin aktual në vitin fiskal duke filluar në tetor, me një rritje prej 1 për qind në 12 muajt pasues.

Masa nuk i rrit taksat dhe as nuk do të ndalojë rritjen e borxhit kombëtar, ndoshta me 3 trilionë dollarë ose më shumë gjatë një viti e gjysmë, deri në skadimin e saj.

Pjesë të tjera përfshijnë një pakësim të numrit të agjentëve të rinj që do të punësojë agjencia e grumbullimit të taksave, një kërkesë që shtetet të kthejnë 30 miliardë dollarë ndihma të pashpenzuara të marra për pandeminë e koronavirusit nga qeveria federale dhe rritjen nga 50 në 54 vjeç, për grupmoshat që duhet të punojnë, për t’u kualifikuar për ndihma ushqimore.

Etiketa: Joe BidenSHBA

Lajme të lidhura

Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset turistja holandeze

15:04 - 21/03/26
Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit
Aktualitet

Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

14:51 - 21/03/26
Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë
Aktualitet

Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

14:40 - 21/03/26
Para
Ndërtimet në Tiranë arritën rekord në 2022, por shtesa e popullsisë ishte në minimum historik

Ndërtimet në Tiranë arritën rekord në 2022, por shtesa e popullsisë ishte në minimum historik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset turistja holandeze

15:04 - 21/03/26

Një shtetase e huaj është dëmtuar pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një mur në lagjen “Kala” në qytetin...

Lexo më shumë
Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

14:51 - 21/03/26
Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

14:40 - 21/03/26
Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

13:35 - 21/03/26
“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në gjatë qeverisjes së tij, Rama i rikthehet refrenit: Fajin e ka Saliu!

13:18 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com