GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA/ Demokracia, një nga faktorët në zgjedhjet e 8 nëntorit

08:24 - 11/11/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA/ Demokracia, një nga faktorët në zgjedhjet e 8 nëntorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në zgjedhjet e kësaj jave në Shtetet e Bashkuara ishte një kandidat që nuk shfaqej me emër në fletët e votimit: demokracia amerikane. Shumë nga kandidatët që mbështetën pretendimin se ish-presidenti Donald Trump fitoi në zgjedhjet e vitit 2020, humbën garat që mund t’u kishin dhënë atyre mundësinë të ndikonin në zgjedhjet e ardhshme.

Por faktorët që vunë në rrezik demokracinë mbeten ,dhe amerikanët i shohin ato nga këndvështrime shumë të ndryshme, në varësi të politikës së tyre. Në New Hampshire, votuesit rizgjodhën guvernatorin republikan Chris Sununu për një mandat të katërt, por refuzuan tre kandidatë për kongresin të cilët ose u mbështetën nga zoti Trump ose u radhitën në krah të ish-presidentit. Përkundrazi, votuesit rikthyen në Uashington zyrtarët demokratë.

Bill Greiner, një pronar restoranti, tha se kandidatët e mbështetur nga zoti Trump fituan zgjedhjet paraprake brenda partisë republikane dhe më pas u hapën rrugë demokratëve në zgjedhjet e përgjithshme. Zoti Greiner, një republikan, tha se në të kaluarën se ai ka mbështetur kandidatët e partisë së tij kur kandidatët e tij të preferuar kishin humbur zgjedhjet paraprake, por ai nuk mund të votonte për kandidatët që vazhdonin të mohonin legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

“Zgjedhjet nuk u vodhën dhe cilido që ka si temë qendrore mohimin e zgjedhjeve nuk do të ketë sukses,” thotë ai.

Në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit, Presidenti Joe Biden vuri në qendër të vëmendjes kërcënimet ndaj demokracisë amerikane, megjithëse kritikët sugjeruan se ishte një taktikë për të larguar vëmendjen nga shifrat e ulëta për mbështetjen e tij dhe shqetësimet e votuesve për ekonominë. Të enjten, zoti Biden tha se parimet thelbësore të vendit kishin rezistuar: “Kishte shumë shqetësime nëse demokracia do ta përballonte sfidën. Dhe ia doli!”

Dita e zgjedhjeve tregoi se zoti Biden nuk ishte i vetmi që shqetësohej në këtë drejtim: 44% e votuesve thanë se e ardhmja e demokracisë ishte faktori kryesor për ta, sipas një sondazhi me më shumë se 94,000 votues në mbarë vendin. Kjo përfshinte rreth 56% të demokratëve dhe 34% të republikanëve. Por në mesin e republikanëve, ata që identifikohen si pjesë e lëvizjes “Ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore (MAGA)” të Donald Trumpit, kishin më shumë gjasa se të tjerët të thonin se e ardhmja e demokracisë ishte faktori kryesor kur votonin, 37% me 28%.

Shqetësimet për demokracinë ishin një emërues i përbashkët mes anëtarëve të dy partive të mëdha, por për arsye të ndryshme: vetëm rreth një e treta e republikanëve besojnë se zoti Biden u zgjodh në mënyrë legjitime, sipas sondazhit të agjencisë AP, duke demonstruar se sa shumë kanë depërtuar pretendimet e rreme të zotit Trump për zgjedhjet në partinë e tij.

Demokratët, ndërkohë, besonin se përhapja e gënjeshtrave zgjedhore dhe numri i kandidatëve republikanë që i përsërisnin ato ishin një sulm mbi themelet e demokracisë. Disa nga kandidatët më të zëshëm që mohuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale 2020 i humbën garat për poste mbarëkombëtare. Akuzat e ish-presidentit Trump për manipulime u hodhën poshtë nga dhjetëra gjykata, përfshirë nga gjyqtarë të emëruar prej tij.

Megjithatë nuk është e lehtë të çrrënjosen teoritë e konspiracionit. Ato krijuan terrenin për mbjelljen e mosbesimit kur u shfaqën probleme rutinë të martën në Detroit dhe në qarkun Maricopa të Arizonës. Problemi u zgjidh lehtësisht, por jo përpara se të ngjallte debat në mediat sociale, përfshirë postimet e zotit Trump.

Megjithatë, fakti që disa prej mbështetësve më të fortë të pretendimeve të zotir Trump pranuan humbjen mund të ndihmojë në “rikthimin e normave të procesit demokratik që u goditën gjatë presidencës së zotit Trump,” thotë historiani i Universitetit Dartmouth, Matthew Delmont. Pyetja që shtrohet tani është nëse demokracia është e sigurt në mënyrë të përhershme apo thjesht për momentin”, shton ai./VOA

Etiketa: demokraciSHBAZgjedhje

Lajme të lidhura

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane
Botë

Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane

19:35 - 03/02/26
Para
Takime të ndara, Borrell pret sot Kurtin dhe Vuçiçin në Paris

Takime të ndara, Borrell pret sot Kurtin dhe Vuçiçin në Paris

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane
Sport

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26

Gara për Këpucën e Artë europiane vazhdon të jetë më e zjarrtë se kurrë, me Herri Kejn dhe Kilian Mbape...

Lexo më shumë
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com