GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SHBA dënon sulmet ndaj KFOR, kërkon shtensionim të menjëhershëm të situatës

07:53 - 31/05/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
SHBA dënon sulmet ndaj KFOR, kërkon shtensionim të menjëhershëm të situatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u bëri thirrje të gjitha palëve të punojnë për të ulur tensionet në veri të vendit. Blinken në një postim në Twitter shkruan se SHBA dënon fuqishëm sulmet e djeshme ndaj paqeruajtësve të KFOR-it.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër sulmet e djeshme ndaj paqeruajtësve të KFOR-it, dhe u kërkon palëve të marrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar gjendjen dhe t’i ripërkushtohen bisedimeve të udhëhequra nga BE-ja për normalizim”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Gjithashtu, Blinken ka theksuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme.

Sekretari amerikan ka një thirrje për Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë.

“Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia.

Presidenti Vuçiç dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidat ndaj KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme”, thuhet më tej.

Sekretari amerikan i shtetit thekson se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Etiketa: BlinkenKosovaSHBA

Lajme të lidhura

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia
Aktualitet

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia

11:36 - 11/03/26
Dyshime pas vdekjes së 25-vjeçares në Lezhë, familja: Partneri të hetohet, kishte shenja dhune
Aktualitet

Dyshime pas vdekjes së 25-vjeçares në Lezhë, familja: Partneri të hetohet, kishte shenja dhune

11:14 - 11/03/26
Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak
Aktualitet

Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak

10:37 - 11/03/26
Para
Rruga e Kombit “pushtohet” nga mjegulla, vështirësi në qarkullim

Rruga e Kombit “pushtohet” nga mjegulla, vështirësi në qarkullim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore
Breaking Views

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

11:51 - 11/03/26

Në këto ditë të errëta për Kryeministrin Rama, kryetati i PD i vjen në "ndihmë" pa dashje apo me dashje....

Lexo më shumë
Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia

11:36 - 11/03/26
Dyshime pas vdekjes së 25-vjeçares në Lezhë, familja: Partneri të hetohet, kishte shenja dhune

Dyshime pas vdekjes së 25-vjeçares në Lezhë, familja: Partneri të hetohet, kishte shenja dhune

11:14 - 11/03/26
“Duart larg nga prona ime”/ Banorët e Rrjollit protestë para SPAK-ut

“Duart larg nga prona ime”/ Banorët e Rrjollit protestë para SPAK-ut

11:01 - 11/03/26
Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë

Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë

10:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com