GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA dhe 21 vende tjera ultumatium afganëve: Ndaloni vrasjet e Forcave të Sigurisë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA dhe 21 vende tjera ultumatium afganëve: Ndaloni vrasjet e Forcave të Sigurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SHBA dhe një mori vendesh aleate u kanë bërë thirrje talebanëve që t’i japin fund vrasjeve të synuara të ish-anëtarëve të forcave afgane të sigurisë.

Në një deklaratë të përbashkët, 22 vendet kërkuan që regjimi islamik të respektojë zotimin e tij për të mos dëmtuar ish-qeverinë ose personelin e sigurisë.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga raportimet për vrasje dhe zhdukje të detyruara”, thuhet në deklaratë.

I publikuar nga Human Rights Watch në fillim të kësaj jave, raporti dokumentoi më shumë se 100 ekzekutime dhe rrëmbime të ish-zyrtarëve të qeverisë afgane që kur talebanët morën kontrollin e vendit gati katër muaj më parë. Ai gjithashtu dokumentoi vrasjen e 47 anëtarëve të forcave afgane të sigurisë që u dorëzuan ose u kapën nga talebanët midis 15 gushtit dhe 31 tetorit. Kjo pavarësisht nga garancia e regjimit se punonjësit e qeverisë së mëparshme nuk do të dëmtoheshin.

Deklarata e shkurtër e përbashkët u lëshua nga SHBA dhe u nënshkrua nga Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe 19 vende të tjera. Këto vendve nënvizuan shqetësimet e tyre të thella lidhur me gjetjet e raportit dhe i bënë thirrje të gjitha rasteve të vrasjeve jashtëgjyqësore dhe zhdukjeve të detyruara që të hetohen plotësisht.

“Ne do të vazhdojmë të masim talebanët me veprimet e tyre”, përfundon deklarata.

Ka pasur shumë raste të veprimeve të talebanëve që kundërshtojnë atë që ata kanë premtuar, dhe raportet e mëparshme humanitare kanë zbuluar gjithashtu vrasje të synuara.

Në gusht, një raport i publikuar nga Amnesty International zbuloi se 300 luftëtarë talebanë udhëtuan në një zonë pranë fshatit Dahani Qul më 30 gusht, ku ish-ushtarët e qeverisë po qëndronin me familjet e tyre.

Raporti thotë se luftëtarët ekzekutuan nëntë nga ushtarët pasi ata ishin dorëzuar tashmë, dy të tjerë vdiqën në shkëmbim zjarri dhe dy civilë të tjerë u vranë gjithashtu gjatë luftimeve që pasuan, duke përfshirë një vajzë 17-vjeçare.

Etiketa: afganetAfganistanForca te SiguriseraportSHBA

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Aktualitet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim
Botë

Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim

08:59 - 29/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Para
Merkel lë porositë e fundit për gjermanët: Merreni seriozisht virusin keqdashës

Merkel lë porositë e fundit për gjermanët: Merreni seriozisht virusin keqdashës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

Shqipëria mposhti San Marinon në transfertë, 0-3, duke siguruar dhe vendin e parë të grupit në Ligën C të Ligës...

Lexo më shumë
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com