GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA dhe NATO të bindur: Rusia do të sulmojë, Biden telefonon udhëheqësit perëndimor

23:40 - 18/02/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA dhe NATO të bindur: Rusia do të sulmojë, Biden telefonon udhëheqësit perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara dhe aleanca e NATO-s vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të ndaluar një sulm të mundshëm rus ndaj Ukrainës. Presidenti Biden pritet të diskutojë sot në një bisedë telefonike me udhëheqësit translatlantikë. Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ndodhen në Evropë për të dëshmuar vendosmërinë dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj parimeve të aleancës veri-perëndimore. SHBA dhe NATO thonë se Rusia nuk mbajti premtimin për tërheqjen e trupave nga kufiri i saj me Ukrainën ndërsa paralajmërojnë masa të ashpra ndaj Moskës në rast të ndonjë sulmi.

Presidenti amerikan Joe Biden diskuton të premten për krizën e thellë Lindje-Perëndim me udhëheqësit transatlantik, ndërsa Uashingtoni shton përpjekjet diplomatike përballë asaj që e quan një sulm gjithnjë e më të mundshëm rus në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se me zotin Biden do të bisedojnë në telefon udhëheqësit e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Rumanisë, Britanisë, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Administrata e Presidentit Biden ka thënë se nëse Rusia ka vullnet ende është e mundur arritja e një zgjidhjeje diplomatike, por Uashingtoni dhe aleatët evropianë thonë se janë gjithashtu të përgatitur të ndërmarrin masa të ashpra nëse Moska zgjedh të sulmojë fqinjin e saj.

Paralajmërimet vijnë ndërsa Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashpëpunim në Evropë tha se numri i trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën mund të shkojë deri në 190 mijë.

Ndërkohë, nënpresidentja amerikane Kamala Harris takoi sot në Mynih Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Në këtë takim ajo rikonfirmoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj parimeve të aleancës.

“Ne qëndrojmë fuqishëm dhe gjithmonë do to jemi të përkushtuar ndaj parimit të integritetit territorial dhe sovranitetit. Ne jemi të hapur për diplomaci që lidhet me diskutimet që kemi pasur me Rusinë. Por ne jemi gjithashtu të përkushtuar që të sigurohemi se do të ketë pasoja të rënda në aspektin ekonomik, nëse Rusia ndërmerr veprime agresive”, tha zonja Harris.

Përfaqësuesja e lartë amerikane ndodhet në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Mynihut për Siguri.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se në këtë periudhë krize Amerika e Veriut dhe Evropa po bëjnë më shumë së bashku sesa kanë bërë për shumë vite.

“Kjo është e rëndësishme për t’u përballur me veprimet agresive ruse”, tha zoti Stoltenberg.

Në Konferencën e Mynihut për siguri ndodhet edhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili tha se gjithçka që Uashingtoni ka parë gjatë 24 deri 48 orët e fundit në kufirin rus me Ukrainën janë pjesë të skenareve për krijimin e provokimeve të rreme, që do të krijonin pretekste për kundërpërgjigje.

Zoti Blinken tha se prentendimet e Rusisë për tërheqjen e trupave janë të pavërteta.

“Përkundrazi, ne po shohim forca shtesë që shkojnë në kufi, duke përfshirë forcat kryesore që do të ishin pjesë e një sulmi”, tha ai.

Ndërkohë Ministrja e Jashtme Gjermane Annalena Barbock, tha se ekziston një rrezik real i shpërthimit të një lufte në mes të Evropës, ndërsa e bëri të qartë se vendi i saj është i gatshëm të bëj çmos për ta ndaluar Rusinë përmes sanksioneve të ashpra, edhe nëse ato dëmtojnë ekonominë gjermane.

“Gjermania është gati të paguajë një çmim të lartë ekonomik. Prandaj, për ne të gjitha mundësitë janë në tryezë, duke përfshirë gazsjellësin Nord Stream 2”, tha zonja Baerbock.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ndodhet në Varshavë ku takoi Ministrin polak të Mbrojtjes. Zoti Austin tha se realiteti në terren është shumë më ndryshe nga pohimet ruse.

“Edhe pse Rusia njoftuar se po i kthen forcat e saj në baza, ne ende nuk e kemi parë një gjë të tillë. Në fakt, ne shohim më shumë forca që lëvizin në atë rajon kufitar. Ne i shohim ata duke kryer lëvizje dhe veprime që zakonisht bëhen kur një ushtri përgatitet për nisjen e një sulmi”, tha zoti Austin.

Nga ana e tij Ministri polak i Mbrojtjes tha se grumbullimi i trupave ruse në kufi me Ukrainën është vazhdimësi e planeve të Moskës për shtrim të ndikimit në rajon.

“Jemi dëshmitarë të përpjekjeve të zotit Putin për të rindërtuar Perandorinë e Rusisë”, tha zoti Blaszcak.

NATO thotë se presidenti rus Vladimir Putin nuk e mbajti premtimin për tërheqjen e disa prej rreth 150 mijë trupave të mbledhura rreth kufijve të Ukrainës, duke zbehur shpresat për arritjen e një zgjidhjeje që do të ulte tensionet në këtë krizë.

Kremlini këmbëngul se nuk ka plane të sulmojë fqinjin e saj./VOA/

Etiketa: Joe BidenNATOperendimorRusiaSHBAsulmojeudheheqesit

Lajme të lidhura

‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit
Botë

‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit

15:31 - 27/04/26
Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment
Aktualitet

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment

15:07 - 27/04/26
Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament
Botë

Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament

09:43 - 27/04/26
Para
Zbulohet sa muajshe është Arbana, ja gjinia e bebes

Zbulohet sa muajshe është Arbana, ja gjinia e bebes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës
Breaking Views

Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy kandidatura të reja për postin e Presidentit të Kosovës. Njoftimi është bërë nga kryetarja e...

Lexo më shumë
Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26
Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

21:43 - 27/04/26
Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit

Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit

21:29 - 27/04/26
Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB

20:57 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com