GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

SHBA dhe Shqipëria, marrëveshje për pengimin e shitjes së paligjshme të objekteve kulturore

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA dhe Shqipëria, marrëveshje për pengimin e shitjes së paligjshme të objekteve kulturore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë nënshkruan të hënën një “Marrëveshje Dypalëshe për Pasuritë Kulturore” që synon të pengojë tregtimin e paligjshëm të objekteve kulturore mes dy vendeve.

Marrëveshja, e cila u nënshkrua në ambasadën e Shqipërisë në Uashington, është zyrtarizimi i angazhimit që marrin të dyja vendet për të mos lejuar shitjen e paligjshme apo import-eksportin e objekteve me vlera kulturore e etnografike nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Çështje Kulturore, Matthew Lussenhop si dhe për palën shqiptare, nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit thotë se marrëveshja pasqyron marrëdhënien e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë për të frenuar trafikimin e pronave kulturore dhe për të ruajtur trashëgiminë.

“Marrëveshja i jep autoriteteve amerikane të zbatimit të ligjit aftësinë për të riatdhesuar objektet kulturore të trafikuara në Shqipëri dhe do të nxisë shkëmbimin e trashëgimisë kulturore shqiptare me institucionet amerikane”, thuhet në deklaratë.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje merr një vlerë më të madhe, në vitin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve dhe nënvizon rëndësinë e ruajtjes së pasurisë kulturore.

Shqipëria i shtohet një liste në rritje vendesh që kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, në përputhje me Konventën e UNESCO-s për Mbrojtjen e Pasurisë Kulturore. / VOA

Lajme të lidhura

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve
Breaking Views

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Para
Po transportonte lëndë narkotike, arrestohet shqiptari me 4 mijë paund në makinë

Po transportonte lëndë narkotike, arrestohet shqiptari me 4 mijë paund në makinë

TË FUNDIT

Aksident në kryqëzimin e Vasil Shantos, motori përplas këmbësorin
Aktualitet

Aksident në kryqëzimin e Vasil Shantos, motori përplas këmbësorin

11:29 - 27/10/26

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka përplasur një këmbësor,...

Lexo më shumë
Tabaku: Nuk mund të heshtim! Janë 1000 të rinj të shoqëruar e të arrestuar, 250 prej tyre të mitur

Tabaku: Nuk mund të heshtim! Janë 1000 të rinj të shoqëruar e të arrestuar, 250 prej tyre të mitur

11:19 - 27/10/26
Të shtëna me armë zjarri brenda një lokali në Shkodër, plagoset një person (Emri)

Të shtëna me armë zjarri brenda një lokali në Shkodër, plagoset një person (Emri)

11:04 - 27/10/26
Përplasje te “Ligjet”, Bylykbashi kërkon dorëheqjen e Ramës, Manja: Mos shikoni ëndrra!

Përplasje te “Ligjet”, Bylykbashi kërkon dorëheqjen e Ramës, Manja: Mos shikoni ëndrra!

11:00 - 27/10/26
Në mbështetje të protestave në Tiranë, vijon bojkoti i studentëve të universitetit ‘Fan Noli’ Korçë

Në mbështetje të protestave në Tiranë, vijon bojkoti i studentëve të universitetit ‘Fan Noli’ Korçë

10:51 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com