GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA do të blejnë 500 milionë vaksina Pfizer për t’i ndarë me vendet e tjera

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA do të blejnë 500 milionë vaksina Pfizer për t’i ndarë me vendet e tjera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

UASHINGTON (AP) – Shtetet e Bashkuara do të blejnë 500 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer për COVID-19 për t’i ndarë falas në 92 vende me të ardhura më të ulëta dhe në vendet e Bashkimit Afrikan gjatë vitit të ardhshëm përmes aleancës globale COVAX, tha një person me njohuri mbi këtë çështje.

Presidenti Joe Biden ka në plan ta bëjë njoftimin të enjten në një fjalim para fillimit të takimit të Grupit të Shtatëshes. Dyqind milionë doza – të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht 100 milionë njerëz – do të ndahen këtë vit, ndërsa pjesa tjetër do të dhurohet në gjysmën e parë të vitit 2022, tha i njëjti burim për agjencinë Associated Press.

Këshilltari për sigurinë kombëtare Jake Sullivan u tha gazetarëve të mërkurën se presidenti Biden ishte i përkushtuar për ndarjen e vaksinave sepse kjo ishte në të mirë të shëndetit publik dhe interesave strategjike të Shteteve të Bashkuara. Ndërsa Presidenti Biden ndërmori udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, ai po synon të tregojë “se demokracitë janë vendet që mund të japin zgjidhjen më të mirë për njerëzit kudo që ndodhen”.

“Siç tha presidenti në fjalimin e tij në seancën e përbashkët në Kongres, ne ishim”arsenali i demokracisë “në Luftën e Dytë Botërore,” tha zoti Sullivan. “Ne do të jemi” arsenali i vaksinave “gjatë kësaj periudhe për të ndihmuar në dhënien fund të pandemisë”.

Lajmi për planin e ndarjes së vaksinave Pfizer u konfirmua për agjencinë Associated Press nga një person me njohuri për këtë çështje, i cili foli në kushte anonimiteti përpara njoftimit zyrtar të presidentit. Lajmi u raportua për herë të parë nga gazeta Washington Post.

Njoftimi vjen një javë pasi Shtëpia e Bardhë parashtroi planet e saj për të dhuruar një shumë fillestare prej 25 milionë vaksinash jashtë vendit, kryesisht përmes programit COVAX të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, duke premtuar vaksina për Amerikën e Jugut dhe atë Qendrore, Azinë, Afrikën dhe vende të tjera, ndër to edhe Kosovën, në një kohë mungesash të dukshme të vaksinave jashtë vendit.

Në total, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet për të ndarë 80 milionë doza në botë deri në fund të qershorit, shumica përmes programit COVAX. Zyrtarët thonë se një e katërta e dozave të tepërta të vendit do të mbahet rezervë për raste emergjente dhe se SHBA. do të ndajnë pjesën tjetër drejtpërdrejt me vendet aleate dhe partnere.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu u ka dërguar doza aleatëve duke përfshirë Korenë e Jugut, Tajvanin dhe Ukrainën.

Globalisht, prej fillimit të pandemisë janë shënuar më shumë se 3.7 milionë vdekje të konfirmuara nga COVID-19 dhe janë infektuar më shumë se 174 milionë njerëz./ VOA

Lajme të lidhura

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave
Aktualitet

Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave

12:22 - 10/09/26
Para
Vdes hirushja legjendare, aktorja çeke Libuse Safrankova

Vdes hirushja legjendare, aktorja çeke Libuse Safrankova

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë
Sport

Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

19:43 - 10/09/26

Kanë dalë në shitje biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë për ndeshjen San Marino – Shqipëri, e vlefshme për UEFA...

Lexo më shumë
Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

19:37 - 10/09/26
“Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjta”- Pankarta ironizuese ndaj Ramës: Demokracia nuk është monolog!

“Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjta”- Pankarta ironizuese ndaj Ramës: Demokracia nuk është monolog!

19:30 - 10/09/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

19:00 - 10/09/26
Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

18:52 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com