GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA do të mbledhë 40 vende për të diskutuar ndihmën për Ukrainën

08:20 - 26/04/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA do të mbledhë 40 vende për të diskutuar ndihmën për Ukrainën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara do të mbledhin të martën përfaqësuesit e më shumë se 40 vendeve për të diskutuar luftën në Ukrainë. Takimi pritet të përqendrohet tek armatosja e Kievit në përpjekje për t’u mbrojtur nga një sulm vendimtar rus në lindje të Ukrainës, thanë zyrtarët amerikanë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të drejtojë takimin në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, pas një udhëtimi në Kiev, ku ai premtoi shtimin e mbështetjes amerikane lidhur me përpjekjet e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për luftën në vendin e tij.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Gjenerali Mark Milley, tha se qëllimi kryesor i bisedimeve ishte sinkronizimi dhe koordinimi i shtimit të asistencës së sigurisë për Kievin që përfshin armatim të rëndë, si dhe dronë luftarakë dhe municione.

“Javët e ardhshme do të jenë shumë kritike. Ata kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që të jenë të suksesshëm në fushën e betejës. Dhe ky është me të vërtetë qëllimi i kësaj konference”.

E shtyrë nga një sulm i dështuar në veri të Kievit, Moska ka ridislokuar trupat e saj në lindje për një mësymje tokësore në dy provinca të njohura si Donbas.

Zyrtarët amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, vlerësojnë se Rusia do të mbështetet kryesisht tek sulmet me artileri, në përpjekje për të goditur pozicionet ukrainase, ndërsa Moksa fut trupat tokësore nga drejtime të shumta në përpjekje për të asgjësuar një pjesë të konsiderueshme të ushtrisë ukrainase.

Por, Shtetet e Bashkuara gjithashtu vlerësojnë se shumë njësi ruse janë dobësuar, me disa që kanë humbur rreth 30% të ushtarëve, një nivel që konsiderohet shumë i lartë nga ushtria amerikane për të vazhduar luftimet, sipas zyrtarëve. Zyrtarët amerikanë flasin për tanke ruse me një individ në bord dhe pa ekuipazh dhe mjete luftarake të vjetruara apo që pësojnë avari.

Sipas vlerësimeve të zbulimit britanik, rreth 15,000 ushtarë rusë janë vrarë në konflikt, ndërsa janë shkatërruar 2,000 automjete të blinduara, përfshirë rreth 530 tanke, si dhe 60 helikopterë dhe avionë luftarakë, tha të hënën Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace.

 

Etiketa: GjermaniLuftaSHBAURAINE

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
2014-2021, paga reale në bujqësi shënoi rënie me 12%

2014-2021, paga reale në bujqësi shënoi rënie me 12%

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, një grua është plagosur aksidentalisht,...

Lexo më shumë
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com