GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA e shqetësuar nga “leksionet e anti-spiunazhit” të Kinës

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA e shqetësuar nga “leksionet e anti-spiunazhit” të Kinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SHBA kritikuan nismën e qeverisë kineze që nxit shtetasit e saj të marrin pjesë në aktivitete kundërspiunazhi. Departamenti i Shtetit tha të mërkurën, se nxitja e qytetarëve për të spiunuar njëri-tjetrin “është shumë shqetësuese”.

Këtë javë, Ministria e Sigurimit Shtetëror, agjencia kryesore e Kinës, që mbikëqyr inteligjencën e huaj dhe kundërzbulimin, publikoi një mesazh në faqen e rrjetit social kinez “WeChat”, duke thënë se zbatimi efektiv i ligjit për kundërzbulimin kërkon jo vetëm punën e agjencive të sigurisë kombëtare të Kinës, por edhe “pjesëmarrjen e gjerë të popullit”.

Deklarata e ministrisë pason zgjerimin e ligjit të ri të kundërzbulimit në Kinë, që hyri në fuqi më 1 korrik.

“Ne jemi duke vëzhguar nga afër zbatimin e ligjit të ri të Kinës kundër spiunazhit … i cili, siç është miratuar, zgjeron në masë të madhe fushën e aktiviteteve që konsiderohen spiunazh”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller gjatë një konference shtypi të mërkurën.

“Ne mbetemi të shqetësuar për rrezikun e arrestimeve dhe ndalimeve arbitrare në Republikën Popullore të Kinës, ashtu siç e kemi thënë edhe në deklaratën tonë paralajmëruese, për shtetasit që duan të udhëtojnë atje. Këto çështje janë ngritur edhe nga Sekretari i Shtetit në takimet me zyrtarët kinezë”, tha zoti Miller.

Qeveria e Pekinit në fillim të këtij viti ndryshoi ligjin e kundërzbulimit. Ligji i ri ndalon ndarjen e çdo informacioni në lidhje me sigurinë kombëtare. Por, ligji nuk përcakton në mënyrë të qartë se çfarë përfshihet në sigurinë, ose interesat kombëtare të Kinës.

Ky veprim mendohet se do të rrisë rreziqet për shumë kompani shumëkombëshe që bëjnë biznes në Kinë.

“Kjo më tmerron. Ministria e Sigurimit të Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve kinezë të marrin pjesë në përpjekjet kundër spiunazhit; me fjalë të tjera, spiunimi i bashkëqytetarëve dhe të huajve”, thotëIsaac Stone Fish, shef ekzekutiv i firmës “Strategy Risks”, në një mesazh të publikuar në platformën e rrjetit social X, i njohur më parë si “Twitter”.

Uashingtoni dhe Pekini kanë akuzuar njëri-tjetrin për spiunazh muajt e fundit.

Të mërkurën, një komision i Kongresit amerikan, njoftoi se do të nisë hetimet për përfshirjen e pretenduar të Kinës në ndërhyrjen e fundit në sistemet e postës elektronike të Departamentit të Tregtisë dhe Departamentit të Shtetit.

Hakerët, që dyshohet se janë të lidhur me agjencitë e inteligjencës së Kinës, po fajësohen për një fushatë disa mujore duke ndërhyrë te disa sisteme të paklasifikuara të postës elektronike të SHBA-së, duke i lejuar ata të kenë qasje në një numër të vogël llogarish në departamentet e Shtetit dhe të Tregtisë të SHBA-së dhe disa që i përkasin organizatave të tjera.

Zyrtarët në Pekin i kanë mohuar akuzat.

“Që nga viti i kaluar, institucionet që merren me sigurinë kibernetike nga Kina dhe vende të tjera të botës kanë publikuar raporte duke treguar se si qeveria amerikane ka kryer sulme kibernetike kundër Kinës përgjatë viteve” tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës një konferencë për shtyp më 12 korrik.

“Është koha e fundit që Shtetet e Bashkuara të sqarojnë aktivitetet e tyre kibernetike dhe të ndalojnë përhapjen e dezinformatave për të tërhequr vëmendjen e publikut”, tha ai./Tema

Etiketa: kinaSHBA

Lajme të lidhura

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale
Breaking Views

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja
Breaking Views

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26
Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)
Breaking Views

Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)

19:50 - 11/11/26
Para
Si mund ta parandaloni fryrjen e barkut?

Si mund ta parandaloni fryrjen e barkut?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale
Breaking Views

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26

“Jemi në një moment historik, sepse jo vetëm që shohim horizontin, por edhe një mundësi reale, të vërtetë. Është një...

Lexo më shumë
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26
Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

20:15 - 11/11/26
Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)

Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)

19:50 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com