GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA hedh poshtë pretendimet e talebanëve për investime kineze në Afganistan

20:44 - 16/10/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA hedh poshtë pretendimet e talebanëve për investime kineze në Afganistan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarët amerikanë dhe analistë të pavarur reaguan në mënyrë skeptike të premten ndaj një pretendimi të talebanëve se Kina është gati të investojë miliarda dollarë në Afganistan.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara shqetësohen më shumë të sigurojnë ndihmë për popullin afgan që po përballet me rënie ekonomike sesa ndaj sfidës që paraqet përhapja në të ardhmen e ndikimit kinez në atë vend.

“Ne po përqëndrohemi të punojmë me shumicën dërrmuese të bashkësisë ndërkombëtare në dhënien e ndihmës humanitare nga njerëzit e duhur në Afganistan për t’u siguruar atyre atë çfarë u nevojitet“, tha zonja Psaki si përgjigje ndaj një pyetjeje të Zërit të Amerikës.

Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha gjatë një interviste se grupimi që qeveris tashmë vendin është i angazhuar të garantojë sigurinë e punëtorëve kineze në këmbim të miliarda dollarëve investimesh kineze.

“Ata janë të interesuar për investime në disa sektorë në Afganistan dhe duan të negociojnë detaje“, i tha zotit Mujahid “Zërit të Amerikës”.

Një nga projektet sipas zotit Mujahid është ai që lidhet me Mes Aynak, ku ndodhet një prej minierave më të mëdha të bakrit në Afganistan dhe rrënojat e lashta budiste.

“Kjo është një nga zonat e rëndësishme ku ata (kinezët) duan të investojnë miliarda dollarë dhe Afganistanit i nevojitet një gjë e tillë”, shtoi ai.

Kina ka investuar në vendet fqinje, sikurse në Pakistan dhe Iran dhe ka ftuar Kabulin të bëhet pjesë e korridorit ekonomik Kinë-Pakistan, një nga projektet e rëndësishme të nismës kineze në sektorin e ifrastrukturës, të ashtuquajturin “Një brez, një rrugë”.

Por ideja se Kina është gati të investojë në Afganistan aktualisht është thjesht “një dëshirë”, thotë Husain Haqqani, drejtor për Azinë Jugore dhe Qendrore në Institutin Hudson, një qendër studimi me qendër në Uashington. Një investim prej miliarda dollarësh nënkupton që pritshmëritë janë që të sigurohen prej tij qindra miliona dollarë fitime në vit, dhe tani për tani ekonomia afgane thjesht nuk e paraqet atë mundësi.

Zoti Haqqani vëren se kinezët deri më tani u kanë dhënë talebanëve vetëm 31 milionë dollarë ndihmë humanitare.

“Ky sigurisht nuk është një tregues i dikujt që është gati të investojë miliarda“, tha ai.

Investimet në shkallë të gjerë në Afganistan i bën të pandur edhe fakti që talebanët nuk njihen ndërkombëtarisht. Asnjë vend nuk e ka njohur Emiratin Islamik, emri i shpallur nga grupi, si qeveria zyrtare e Afganistanit, mes tyre Kina dhe Rusia, një tjetër kundërshtarë të SHBA-së.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ata kanë nevojë për bashkëpunim, por nuk ka vend për nxitim“, u tha Presidenti rus Vladimir Putin në një Samit të premten ku merrnin pjesë udhëheqësit e ish-republikave sovjetike./VOA

Etiketa: SHBATaleban

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Tragjedia në Qerret, 58-vjeçarja ruse ishte me kancer

Tragjedia në Qerret, 58-vjeçarja ruse ishte me kancer

TË FUNDIT

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani
Sport

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani

17:37 - 06/04/26

Jasir Asani, njeriu që ka dhuruar rregullisht emocione me të majtën e tij, këtë herë e ndoqi dramën nga tribunat....

Lexo më shumë
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com