GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA i jep Ukrainës armë të re, pjesë e ndihmës 2.1 miliardë USD

10:37 - 04/02/23
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kam gati një çantë”/ Deputetja ukrainase: Në rast se Putini do të nisë sulm bërthamor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një raketë e një lloji të ri, që do të dyfishonte rrezen e sulmit të Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, është përfshirë në paketën më të fundit të ndihmës ushtarake të Uashingtonit për Kievin, prej 2,175 miliardë dollarësh, njoftoi të premten Pentagoni.

Arma e re, me diametër të vogël që lëshohet nga toka (GLSDB), do t’i japë mundësi ushtrisë së Ukrainës të godasë objektivat që ndodhen në dyfishin e distancës së arritshme nga raketat që ka aktualisht në dispozicion Ukraina e që lëshohen nga Sistemi i Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri së Lartë (HIMARS) të furnizuara nga SHBA-të.

Raketat e reja përshkojnë një distancë prej 151 kilometrash, duke arritur praktikisht deri tek të gjitha linjat e furnizimit të Rusisë në Ukrainën lindore, si dhe një pjesë të Krimesë një territor ukrainas që u aneksua nga Rusia, në vitin 2014. Premtimi amerikan për ndihmë, që u njoftua të premten i hap rrugë dërgesave të tjera me këtë lloj arme (GLSDB).

Me mbërritjen në Ukrainë të raketave të reja, kjo do të shënojë për herë të parë për Ukrainën një rritje eksponenciale të gamës së saj me raketa, që nga marrja e sistemeve amerikane HIMARS në fund të qershorit 2022. Sistemet HIMARS kanë një rreze prej 77 kilometrash dhe kanë qenë të rëndësishme në kundërsulmin e Ukrainës kundër forcave ruse, të cilat e sulmuan këtë vend më 24 shkurt të vitit 2022.

Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha agjencisë së lajmeve RIA se ishte e rëndësishme të mos harrohej ajo që Presidenti Vladimir Putin tha në Volgograd të enjten. Në një fjalim zoti Putin tha se “ne kemi mjetet për t’iu përgjigjur dhe nuk do të përfundojë me përdorimin e mjeteve të blinduara. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë”.

Fondet e premtuara amerikane do të përdoren gjithashtu për blerjen e dy njësive të mbrojtjes ajrore HAWK, sistemeve kundër dronëve, kundër-artilerisë dhe radarëve të mbikëqyrjes ajrore, pajisje komunikimi, dronë PUMA dhe furnizimeve mjekësore.

Kjo ndihmë përfshin më shumë municione me saktësi të lartë për sistemet HIMARS, 190 mitralozë të rëndë si dhe municione për të rrëzuar dronë, apo edhe raketa antitank Javelin. Deri tani ndihma e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën që nga fillimi i sulmit rus, arrin në më shumë se 29.3 miliardë dollarë. /VOA

Lajme të lidhura

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët
Bota

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

08:33 - 27/02/26
SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi
Bota

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi

21:07 - 05/01/26
Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze
Bota

Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze

19:01 - 31/12/25
Para
Paradoksi, ja pse të mundurve, serbëve pra, s’duhet t’u jepet asgjë

Paradoksi, ja pse të mundurve, serbëve pra, s’duhet t’u jepet asgjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com