GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA i kërkon Rusisë ta trajtojë mirë ish-punëtorin e Konsullatës

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA i kërkon Rusisë ta trajtojë mirë ish-punëtorin e Konsullatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar Rusinë që të respektojë traktatet ndërkombëtare në rastin e ish-punëtorit të Konsullatës amerikane në Rusi i cili është arrestuar.

DASH tha se arrestimi i tij vë në pah veprimet “gjithnjë e më agresive” që po i ndërmerr Kremlini ndaj qytetarëve të tij.

Robert Shonov, shtetas rus që ka punuar në Konsullatën, tani të mbyllur, amerikane në Vlladivostok, për më shumë se 25 vjet, gjendet në burgun Lefortovo të Moskës nën akuza për bashkëpunim të fshehur me të huajt. Nëse gjendet fajtor, ai mund të dënohet deri me tetë vjet burgim.

Një video e tij, ku gjoja ai pranon fajin, u publikua më 28 gusht nga mediat lokale. Po ashtu u publikuan edhe fotografi të thirrjeve që Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) i Rusisë u ka dërguar dy diplomatëve që punojnë në Ambasadën amerikane në Moskë lidhur me këtë rast.

Zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller, tha përmes një deklarate se akuzat e pretenduara kundër Shonovit “janë krejtësisht të pabaza”, pasi që ai ishte punësuar në prill të vitit 2021 nga një kompani që ishte kontraktuar për të ofruar shërbime për Ambasadën amerikane në Moskë “në pajtim me rregullat dhe ligjet e Rusisë”.

“Shënjestrimi që po i bën Rusia zotit Shonov në bazë të statutit ‘të bashkëpunimit konfidencial’ vetëm vë në pah veprimet gjithnjë e më represive që Qeveria ruse po ndërmerr ndaj shtetasve të saj”, tha Miller.

“Ne protestojmë fuqishëm kundër përpjekjeve të shërbimeve ruse të sigurisë – që po mbështeten nga media të kontrolluara nga shteti rus – për të frikësuar punëtorët tanë. Rusia është e detyruar sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike që t’i trajtojë diplomatët me respektin e duhur dhe të ndërmarrë të gjitha hapat e duhur për të parandaluar çdo sulm ndaj tyre, ndaj lirisë apo dinjitetit të tyre dhe ne presim që ata të përmbushin këtë detyrim”.

Raportet midis Moskës dhe Uashingtonit janë në pikën e tyre më të ulët që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, që ka nxitur valë të reja të sanksioneve kundër Rusisë dhe shumicës së udhëheqjes së saj.

Shonov gjendet në të njëjtin burg ku gjendet edhe Evan Gershkovich, gazetari amerikan i The Wall Street Journal. Gershkovich është në burg që nga arrestimi i tij më 29 mars nën akuza për spiunazh. Gazetari, media ku ai punon dhe Qeveria amerikane kanë hedhur poshtë akuzat.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Gershkovich është burgosur padrejtësisht dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurtin e vitit 2022, presidenti rus, Vladimir Putin, ka zgjeruar shkallën e shtypjes ndaj personave që kritikojnë politikat e Qeverisë ruse./REL

Etiketa: ish-punetori i Konsullates amerikane ne RusiRusiSHBA

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Para
Modelja dhuron të ardhurat e saj për Ukrainën

Një romancë e re? Gigi Hadid fotografohet me producentin e njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com