GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA: Irani po ndihmon Rusinë, ka dërguar personel ushtarak në…

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: Irani po ndihmon Rusinë, ka dërguar personel ushtarak në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se SHBA-të kanë prova se trupat iraniane janë “angazhuar drejtpërdrejt në terren” në Krime, duke mbështetur sulmet e Rusisë me dron ndaj infrastrukturës dhe popullatës civile në Ukrainë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby u tha gazetarëve se Irani ka dërguar një “numër relativisht të vogël” personeli ushtarak në Krime, për të ndihmuar trupat ruse në lëshimin e dronëve të prodhuar nga Irani. Në 2014, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar Rusia aneksoi Krimenë, një territor i Ukrainës.

“Informacioni që kemi është se iranianët kanë dislokuar në Krime personel që u mëson rusëve si t’i përdorin (dronët)e për të garantuar mbështetje teknike, por janë (trupat) ruse ata që po bëjnë pilotimin e dronëve”, tha zoti Kirby. SHBA-të zbuluan për herë të parë këtë verë se Rusia po blinte dronë iranianë, gjë që Teherani e ka hedhur poshtë.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Teherani mund të ketë dislokuar personel ushtarak për të ndihmuar rusët, pjesërisht për shkak të mungesës së njohurive që kanë trupat ruse në përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani. Sipas gjetjeve të zbulimit amerikan rusët u përballën me probleme teknike në përdorimin e dronëve iranianë, menjëherë pas dorëzimit të tyre në gusht.

Këto zhvillimeve, që tregojnë përfshirjen e Iranit në luftën e Moskës në Ukrainë, duke ofruar ndihmë teknike për trupat ruse, vijnë në momente të ndjeshme për Teheranit, ndërsa vendi është përfshirë nga protestat mbi vjekjen në paraburgim të një vajze 22 vjeçare. Administrata amerikane i ka vendosur sanksione të reja Iranit lidhur me shtypjen brutale të protestave antiqeveritare. /Voa/

Etiketa: IranRusiaSHBA

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Gjendet i vdekur 54-vjeçari në Berat (EMRI)

Gjendet i vdekur 54-vjeçari në Berat (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26

Pedagogë e studentë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Universiteteve, për të bojkotuar...

Lexo më shumë
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

10:57 - 21/10/26
Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

10:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com