GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA-ja dhe Kina zgjasin afatin e armëpushimit tregtar për të shmangur rritjen e tarifave

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
SHBA-ja dhe Kina zgjasin afatin e armëpushimit tregtar për të shmangur rritjen e tarifave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SHBA-ja dhe Kina kanë zgjatur afatin e armëpushimit tregtar deri më 10 nëntor, vetëm disa orë përpara se dy ekonomitë më të mëdha në botë të vendosnin për rritjen e tarifave ndaj njëra-tjetrës, raportoi BBC.

“Tarifat e larta do të pezullohen për 90 ditë të tjera”, thanë Pekini dhe Uashingtoni në një deklaratë të përbashkët.

Bisedimet mes dy palëve, muajin e kaluar u konsideruan “konstruktive”.

Më herët, negociatori kryesor i Kinës tha se të dyja palët po bënin përpjekje për të zgjatur afatin e armëpushimit tregtar, ndërsa zyrtarët amerikanë thanë se po prisnin miratimin përfundimtar nga presidenti Donald Trump.

Trump nënshkroi dje një urdhër ekzekutiv për të zgjatur pezullimin tarifor SHBA-Kinë.

Sipas marrëveshjes, SHBA-ja do t’i mbajë tarifat e saj ndaj importeve kineze në 30%, ndërsa Kina do të mbajë tarifën prej 10% ndaj mallrave amerikane.

Shtëpia e Bardhë tha se zgjatja e afatit të armëpushimit tregtar do t’i jepte më shumë kohë negociatave rreth korrigjimit të çekuilibrave tregtarë dhe praktikave të padrejta tregtare.

Ajo përmendi një deficit tregtar prej gati 300 miliardë dollarësh (223 miliardë paund) me Kinën në vitin 2024 – më i madhi midis çdo partneri të saj tregtar.

“Bisedimet do të synojnë gjithashtu rritjen e aksesit për eksportuesit amerikanë në Kinë dhe adresimin e çështjeve të sigurisë kombëtare dhe ekonomike”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë, Kina gjithashtu i bëri thirrje SHBA-së të heqë kufizimet e saj “të paarsyeshme” tregtare, dhe të bashkëpunojë për t’u siguruar kompanive nga të dyja palët përfitime dhe të ruajë stabilitetin e prodhimit global të gjysmëpërçuesve.

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Elisa Spiropali i blen makinat tek Tan Dulaku, tapetin e kuq ia shtron Besniku i Sinaloas

Elisa Spiropali i blen makinat tek Tan Dulaku, tapetin e kuq ia shtron Besniku i Sinaloas

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com