GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA: Kosova sa herë që ka krizë, pret ndihmë nga të huajt, nuk do të zgjasë përgjithmonë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA: Kosova sa herë që ka krizë, pret ndihmë nga të huajt, nuk do të zgjasë përgjithmonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka qenë i drejtpërdrejt dhe shumë i prerë në deklaratat e tij në një intervistë për Radio Kontakt Plus, ku ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në të, si dhe për atë se si Kosova është bërë shumë e varur nga ndihma e ndërkombëtarëve. Kosnett ka thënë se armiku më i madh i Kosovës është vetëkënaqësia. Ai tha se ndihma të cilën Kosova e pret çdoherë nda ndërkombëtarët nuk do të zgjasë përgjithmonë.

“Mendoj se armiku më i madh i Kosovës është vetëkënaqësia. Çfarë dua të them me këtë? Gjatë njëzet viteve të fundit, një situatë ka lindur në Kosovë ku njerëzit janë mësuar me bashkësinë ndërkombëtare që hedh shumë para në vend, duke e ndihmuar popullin e Kosovës për t’i zgjidhur problemet e tij. Sa herë që ka krizë të brendshme, anëtarët e Quintit, KFOR-i ose BE-ja janë atje për t’ua mbajtur duart njerëzve dhe për t’i ndihmuar ata në momente të tilla. Nuk do të zgjasë përgjithmonë”, tha Kosnett.

Ambasadori amerikan ka shprehur shqetësimin e tij edhe për varësinë e ekonomisë së Kosovës nga të hyrat nga diaspora. As kjo, sipas tij, nuk do të zgjasë gjithmonë.

“Gjithashtu, Kosova është bërë shumë e varur, me disa që thonë se deri në 30% të ekonomisë së saj bazohet në të hyrat nga diaspora. Nuk do të vonojë shumë. Dhe unë e them këtë sepse në SHBA kemi shumë përvojë me komunitetet e emigrantëve që vendosen në SHBA. Modeli është gjithmonë i njëjtë. Brezi i parë do të dërgojë shumë para në shtëpi, gjenerata e dytë jo.

Mendoj se kjo qëndron edhe për diasporën e Kosovës në të gjithë Evropën. Pra, ne do ta vazhdojmë këtë vetëkënaqësi ngadalë, nuk do të marrim vendime të vështira politike dhe miqtë tanë ndërkombëtarë do të jenë aty për ne – kjo do të ndryshojë. Shtetet e Bashkuara janë partneri i Kosovës.

Ne do të mbetemi partner i Kosovës. Sidoqoftë, të gjitha programet tona të ndihmës synojnë ta ndihmojnë Kosovën të bëhet një vend i pavarur, i vetëmjaftueshëm. Ato nuk synojnë të jenë grante të përhershme. Dhe unë mendoj se shoqëria e Kosovës pritet të bëhet më e pjekur dhe të marrë më shumë përgjegjësi”, deklaroi Kosnett.

Ai tha se është normale që SHBA-ja ka investuar aq shumë në Kosovë, duke e krahasuar këtë me mënyrat se si amerikanët i trajtojnë fëmijët e tyre e më pas i bëjnë të vetëdijshëm se duhet ta gjejnë një punë dhe të bëhen të pavarur.

“Ne presim që Kosova të bëhet më e pjekur si demokraci dhe si ekonomi dhe të marrë më shumë përgjegjësi. Nuk mendoj se kjo është diçka negative. Është normale që një vend në të cilin ne ofrojmë ndihmë të madhe, ta ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve të tij, të bëhet gjithnjë e më i pavarur.

Rreth një vit më parë, një nga udhëheqësit politikë të Kosovës më tha, e di, është faji i ndërkombëtarëve që ne varemi kaq shumë nga ju dhe nuk mund të prisni që kjo të ndryshojë brenda natës, sepse ju e krijuat këtë kulturë. Dhe kjo duhet të merret parasysh, por përgjigjja ime është të shohim se si amerikanët i trajtojnë fëmijët e tyre.

Ne i trajtojmë ata si bizhuteritë e çmuara për 18 ose 20 vjet, dhe pastaj ne themi mirë, shkoni dhe gjejeni një punë, gjejeni një apartament, jetoni jetën tuaj. Ne nuk pushojmë së dashuruari fëmijët tanë”, deklaroi Kosnett./ Gazeta Express.

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Putin: Biden burrë shteti me përvojë, shumë ndryshe nga Trump

Putin: Biden burrë shteti me përvojë, shumë ndryshe nga Trump

TË FUNDIT

Superndeshja, sonte Atletico-Barcelona në Metropolitano! Skuadra e Simeone-s vjen pas 7 fitoresh
Breaking Views

Superndeshja, sonte Atletico-Barcelona në Metropolitano! Skuadra e Simeone-s vjen pas 7 fitoresh

17:33 - 08/11/26

Ecuria e jashtëzakonshme meriton konkretizim, por nëse do t’ia dalë apo jo Atletico Madrid mbetet për t’u parë. Skuadra e...

Lexo më shumë
Studentët, takim në OSBE/ Aktivisti: U denoncua dhuna kafshërore policore

Studentët, takim në OSBE/ Aktivisti: U denoncua dhuna kafshërore policore

17:27 - 08/11/26
Po transportonte emigrantin ilegal afgan, ishte arratisur nga “arresti në shtëpi”

Po transportonte emigrantin ilegal afgan, ishte arratisur nga “arresti në shtëpi”

17:00 - 08/11/26
“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi

16:00 - 08/11/26
“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

15:30 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com