GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA në një qasje tjetër ndaj konfliktit Izrael-Liban

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA në një qasje tjetër ndaj konfliktit Izrael-Liban
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas disa javësh të diplomacisë intensive që synon sigurimin e një armëpushimi midis Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut, SHBA-ja është vendosur në një qasje krejt tjetër: le të zhvillohet konflikti i shpalosur në Liban, sipas Reuters.

Vetëm dy javë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca po kërkonin një armëpushim të menjëhershëm 21-ditor për të shmangur pushtimin izraelit të Libanit.

Kjo përpjekje u përmbys nga vrasja e liderit të Hezbollahut, Syed Hassan Nasrallah – nga Izraeli – nisja më 1 tetor e operacioneve tokësore izraelite në Libanin jugor dhe sulmet ajrore izraelite kanë eleminuar pjesën më të madhe të udhëheqjes së grupit.

Tani, zyrtarët amerikanë kanë hequr dorë nga thirrjet e tyre për një armëpushim, duke argumentuar se rrethanat kanë ndryshuar.

“Ne e mbështesim Izraelin në këto inkursione për të dobësuar infrastrukturën e Hezbollahut, në mënyrë që të mund të marrim një zgjidhje diplomatike”, tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller në një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave.

Lufta e fundit e Izraelit me Hezbollahun filloi kur grupi sulmoi me raketa pozicionet izraelite menjëherë pas sulmit të 7 tetorit 2023 – që shkaktoi luftën në Gazë. Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr që atëherë.

Ndërsa muajt e bisedimeve të tërthorta të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit nuk shkuan askund, Izraeli në shtator filloi të shtonte bombardimet e tij ndaj Hezbollahut dhe i dha një goditje të dhimbshme grupit – duke përfshirë shpërthimin e telekomanduar të pajisjeve të radiove të Hezbollahut, duke plagosur mijëra anëtarë të grupit.

Pas vdekjes së Nasrallah – të cilën SHBA-ja e quajti “një masë drejtësie” – presidenti i SHBA-së Joe Biden bëri thirrje sërish për një armëpushim përgjatë kufirit Izrael-Liban.

Qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nisi gjithsesi pushtimin tokësor dhe brenda pak ditësh SHBA-ja hoqi dorë nga thirrjet për armëpushim dhe shprehu mbështetje për fushatën e aleatit të saj.

Aaron David Miller, një ish-negociator i SHBA-së në Lindjen e Mesme, tha se Uashingtoni kishte pak shpresa për të frenuar Izraelin.

“Sot, nuk po zhvillohen bisedime kuptimplote për armëpushim”, thanë burime evropiane të njohura me këtë çështje, duke shtuar se izraelitët do të vazhdojnë me operacionin e tyre në Liban “për javë, ndoshte edhe muaj”.

“Qëllimi përfundimtar, është të zbatohet rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila mandatoi një mision paqeruajtës të OKB-së – të njohur si UNIFIL – për të ndihmuar ushtrinë libaneze të mbajë zonën e saj kufitare jugore me Izraelin pa armë ose personel të armatosur, përveç atyre të shtetit libanez”, thanë zyrtarët amerikanë këtë javë.

Zyrtarët amerikanë thonë se bisedat me palët për të arritur këto qëllime mund të zhvillohen ndërsa luftimet vazhdojnë, edhe pse analistët paralajmërojnë se konflikti rrit rrezikun e një lufte më të gjerë, veçanërisht pasi rajoni pret përgjigjen e Izraelit ndaj sulmit raketor të Iranit.

“Operacionet ushtarake izraelite për një vit e kanë kthyer enklavën në një djerrinë – dhe kanë vrarë afro 42 000 njerëz”, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se ofensiva e Izraelit në Liban nuk duhet të ngjajë aspak me atë të Rripit të Gazës.

Pavarësisht këtyre rreziqeve, Jon Alterman, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit – i cili tani drejton programin e Lindjes së Mesme në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se diplomacia nuk ka gjasa të ndalojë luftimet së shpejti.

Etiketa: IzraelLibanSHBA

Lajme të lidhura

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26
Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?
Aktualitet

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26
Para
E PLOTË/ Mungojnë Uzuni dhe…, rikthehet Abrashi! Lista me surpriza e Silvinjos

Sylvinho: Kundër Gjeorgjisë luajmë vetëm për fitore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj në detyrë, Rama në praktikë: Tirana nën kontroll “de facto”
Aktualitet

Sot mblidhet Asambleja e PS-së/ Veliaj sfidon Ramën: Partia nuk është pronë e kryetarit, të aktivizohet mocioni i mosbesimit!

09:00 - 14/11/26

Teksa jemi vetëm një orë para nisjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka dërguar nga qelia një...

Lexo më shumë
Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:14 - 14/11/26
Mbahet Asambleja e PS, Rama përballë çështjeve të rëndësishme: Kandidatët për bashkitë, Veliaj dhe ndryshimet në qeveri

Mbahet Asambleja e PS, Rama përballë çështjeve të rëndësishme: Kandidatët për bashkitë, Veliaj dhe ndryshimet në qeveri

08:09 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com