GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA ngre alarmin për partneritetin “e dëmshëm” ushtarak Iran-Rusi

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA ngre alarmin për partneritetin “e dëmshëm” ushtarak Iran-Rusi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të premten ngritën alarmin për një “partneritet të plotë të mbrojtjes” midis Rusisë dhe Iranit, duke e përshkruar atë si “të dëmshëm” për Ukrainën, fqinjët e Iranit dhe botën.

Irani akuzohet nga fuqitë perëndimore për furnizimin me dronë të Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës, ndërsa Moska vazhdon të sulmojë infrastrukturën energjetike të vendit.

Uashingtoni e ka dënuar më parë bashkëpunimin ushtarak Iran-Rusi, por të premten përshkroi një marrëdhënie të gjerë që përfshin shkëmbimin e pajisje si helikopterët dhe avionët luftarakë, dhe dronët, që rezultuan në sanksione të reja amerikane ndaj entiteteve ruse për përfshira në këtë partneritet.

“Rusia po përpiqet të bashkëpunojë me Iranin në fusha si zhvillimi i armëve dhe stërvitjet”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby.

Moska “po i ofron Iranit një nivel të paprecedentë mbështetjeje ushtarake dhe teknike, që po e transformon marrëdhënien e tyre në një partneritet të plotë në fushën e mbrojtjes”, tha ai.

“Ne kemi parë gjithashtu raporte se Moska dhe Teherani po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një linje të përbashkët prodhimi për dronët vdekjeprurës në Rusi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të tërhiqet nga ky bashkëpunim.”

Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj tre entiteteve me bazë në Rusi, që janë të angazhuara në mënyrë aktive në “blerjen dhe përdorimin e dronëve iranianë”.

Sanksionet kanë në shënjestër Forcat Hapësinore Ruse, Qendrën Shtetërore 924 për Avionët Pa pilot dhe Komandën e Transportit Ushtarak Ajror.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin çdo mjet për të penguar këto transferime dhe për të vendosur pasoja për ata që janë të përfshirë në këtë aktivitet”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë mbi sanksionet.

Muajin e kaluar, Teherani pranoi se kishte dërguar dronë në Rusi, por këmbënguli se ato ishin eksportuar përpara fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të shqetësuara se Rusia “synon ta furnizojë Iranin me komponentë të avancuar ushtarakë”, duke përfshirë helikopterë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Pilotët iranianë thuhet se kanë trajnuar me avionë të avancuar luftarakë Su-35 në Rusi dhe Teherani mund të pajiset me këtë lloj avioni brenda vitit të ardhshëm, gjë që do të “forconte ndjeshëm forcën ajrore të Iranit në krahasim me fqinjët e tij rajonalë”, tha zoti Kirby.

Shtetet e Bashkuara besojnë gjithashtu se Irani po shqyrton mundësinë e furnizimit të Rusisë me “qindra raketa balistike”, tha ai.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverly, kritikoi të premten “marrëveshjet e ndyra” midis Moskës dhe Teheranit, duke thënë në një deklaratë se Irani kishte dërguar dronë në Rusi në këmbim të “mbështetjes ushtarake dhe teknike” nga Moska.

Kjo “do të rrisë rrezikun për partnerët tanë në Lindjen e Mesme dhe për sigurinë ndërkombëtare”, tha zoti Cleverly, duke u zotuar se “Britania do të vazhdojë të ekspozojë këtë aleancë të dëshpëruar dhe t’i kërkojë llogari të dyja vendeve”./VOA

Etiketa: partneritetRusiSHBA

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Horoskopi/ Ja surprizat që kanë rezervuar yjet për çiftet

“Qëndroni larg stresit”, çfarë thonë yjet për 12 shenjat e Zodiakut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com