GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA nis sulmet ajrore në Irak dhe Siri

07:10 - 28/06/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA nis sulmet ajrore në Irak dhe Siri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër milicive të mbështetura nga Irani në zonën kufitare Irak-Siri.

Sulmet u kryen në përgjigje të disa sulmeve me dron kundër personelit dhe objekteve amerikane në Irak.

Pentagoni tha përmes një deklarate se presidenti Joe Biden urdhëroi sulme ajrore “mbrojtëse” në objektet operacionale dhe të magazinimit të armëve, që përdoren nga milicitë, në dy lokacione në Siri dhe në një në Irak.

Sipas deklaratës, disa milici të mbështetura nga Irani, përfshirë Kata’ib Hezballah dhe Kata’ib Sayyid al-Shuhada, i kanë përdorur objektet.

“Presidenti Biden ka qenë i qartë kur ka thënë se do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan”.

“Marrë parasysh serinë e vazhdueshme të sulmeve nga grupet e mbështetura nga Irani, që kanë në shënjestër interesat e SHBA-së në Irak, presidenti urdhëroi veprime të mëtejshme ushtarake për t’i ndërprerë dhe parandaluar sulmet e tilla”, tha Pentagoni.

Ai nuk bëri të ditur nëse dikush u vra ose u plagos në sulme. Por, sipas agjencisë së lajmeve AFP, Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut – një grup monitorues me seli në Mbretërinë e Bashkuar – tha se pesë luftëtarë të milicive u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në Siri.

Sulmet ajrore u kryen pasi zyrtarët kurdë irakianë thanë më 26 qershor se katër dronë, të ngarkuar me eksplozivë, goditën lokacione jashtë kryeqytetit të rajonit gjysmë-autonom, Arbil. Për viktima nuk u raportua.

Në të njëjtën ditë, Hashed al-Shaabi – një aleancë paraushtarake që kundërshton praninë e SHBA-së në Irak – mbajti një paradë ushtarake pranë Bagdadit, ku morën pjesë zyrtarë të lartë irakianë, përfshirë kryeministrin Mustafa al-Kadhimi.

Grupi është një organizatë ombrellë e milicive kryesisht shiite, të mbështetura nga Irani, por që është lejuar nga shteti irakian dhe që është formuar në vitin 2014, fillimisht për të luftuar grupin ekstremist Shteti Islamik.

Sulmet ajrore amerikane ishin të dytat në rajon, të urdhëruara nga presidenti Biden.

SHBA kreu sulme kundër objekteve të përdorura nga grupet e njëjta edhe në muajin shkurt. Ato ishin përgjigje ndaj disa sulmeve me raketa, që vranë një kontraktor civil dhe plagosën një shërbyes amerikan dhe trupa të tjera të koalicionit.

Shtetet e Bashkuara fajësojnë milicitë e mbështetura nga Irani për sulme të vazhdueshme me raketa në Ambasadën amerikane në Bagdad dhe në bazat irakiane, që strehojnë rreth 2,500 trupa amerikane – pjesë e një misioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik.

Në prill, një dron i ngarkuar me eksploziv goditi selinë e koalicionit në Irak – në seksionin ushtarak të aeroportit të Arbilit.

Gjenerali Kenneth Mckenzie, komandant i lartë i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, i ka identifikuar dronët e vegjël si “shqetësim i madh” në rajon, pasi ata mund të shmangin më lehtë mbrojtjen ajrore.

Nën ish-presidentin amerikan, Donald Trump, tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit u përshkallëzuan shumë në janar të vitit 2020, pasi një sulm me dron i SHBA-së në Bagdad vrau gjeneralin e lartë iranian, Qasem Soleimani, dhe disa të tjerë.

Vrasjet çuan në thirrjet e milicive irakiane dhe partive politike aleate për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku./REL

 

Etiketa: IrakSHBASiri

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Iu dogjën 60 shezlongë në Dhërmi, reagon pronari: Ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth

Iu dogjën 60 shezlongë në Dhërmi, reagon pronari: Ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth

TË FUNDIT

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të protestuar për...

Lexo më shumë
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com