GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA ofron 10 mln dollarë për të gjetur “kokat” e grupit kriminal “REvil”

08:10 - 09/11/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA ofron 10 mln dollarë për të gjetur “kokat” e grupit kriminal “REvil”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se Uashingtoni ka ngritur padi ndaj dy personave, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal REvil, lidhur me një valë sulmesh kibernetike, përfshirë një rast që çoi në mbylljen e përkohshme të fabrikës më të madhe të përpunimit të mishit në botë, si dhe sulme të tjera ndaj bizneseve anembanë globit, gjatë fundjavës së katër korrikut, ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland dhe zyrtarë të tjerë të lartë njoftuan akuzat ndaj shtetasit ukrainas Yaroslav Vasinskyi dhe atij rus Yevgeniy Polyanin, që sipas autoriteve amerikane dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që kreu sulmet kibernetike, e quajtur REvil. Zyrtarët thanë se Yaroslav Vasinskyi ishte arrestuar së fundmi në Poloni dhe se qeveria amerikane kishte arritur të rikuperonte 6.1 milionë dollarë fonde të marra në mënyrë të paligjshme nga Yevgeniy Polyanin.

“Departamenti i Drejtësisë nuk do të kursejë asnjë burim për të identifikuar dhe vendosur para drejtësisë këdo që shënjestron Shtetet e Bashkuara me një sulm kibernetik”, tha zoti Garland.

Departamenti i Thesarit njoftoi gjithashtu sanksione ndaj Yaroslav Vasinskyit dhe Yevgeniy Polyanin.

Po sot, Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për këdo që jep informacione në identifikimin ose vendndodhjen e çdo personi në krye të grupit kriminal që njihet ndryshe edhe me emrin Sodinokibi.

Të hënën, autoritetet evropiane të zbatimit të ligjit njoftuan gjithashtu se do të arrestojnë në Rumani dy persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me REvil.

Arrestimet janë pjesë e një hetimi të strukturave të zbatimit të ligjit të quajtur GoldDust që përfshin Shtetet e Bashkuara dhe 16 vende të tjera. REvil, i njohur gjithashtu si Sodinokibi, dyshohet se ka qenë i lidhur në muajt e fundit me sulme kibernetike që kanë patur në objektiv përpunuesin më të madh të mishit në botë, JBS SA, si dhe një sulm gjatë fundjavës së katërt korrikut ndaj disa bizneseve në mbarë botën./ VOA

Etiketa: grup kriminalSHBA

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Shkatërrimi i Parkut te Liqeni Artificial, reagon LSI

Shkatërrimi i Parkut te Liqeni Artificial, reagon LSI

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët...

Lexo më shumë
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com