GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA paralajmëron pezullimin e ndihmës për Nigerin nëse nuk…

19:09 - 29/07/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në Rusi, Blinken bisedon me ministrat e G7
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan kryengritësit që kanë marrë kontrollin e Nigerit se mbështetja e Uashingtonit për këtë vend të Afrikës Perëndimore do të ndërpritet, nëse Presidenti Mohamed Bazoum nuk lirohet dhe nuk kthehet në pushtet.

Paralajmërimi që erdhi të shtunën nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken për pezullimin e qindra miliona dollarëve ndihmë pasoi njoftimin e së premtes nga gjenerali Abdourahamane Tchiani, kreu i gardës presidenciale, se ai është udhëheqësi i ri i Nigerit.

“Më lejoni të jem shumë, shumë i qartë,” tha zoti Blinken në një konferencë shtypi në Brisbane, Australi, pas bisedimeve me homologun e tij australian.

“Partneriteti ynë ekonomik dhe i sigurisë me Nigerin, i cili është domethënës, qindra miliona dollarë, varet nga vazhdimësia e qeverisjes demokratike dhe rendit kushtetues që është goditur,” tha ai.

Në mars, gjatë një vizite në Niger, zoti Blinken njoftoi se vendi do të merrte një pjesë të një pakete ndihmash humanitare prej 150 milionë dollarësh.

Nigeri ka përfituar gjithashtu nga ndihma ushtarake amerikane me vlerë qindra milionë dollarë dhe stërvitja kundër terrorizmit dhe rreth 1,100 trupa amerikane ndodhen në këtë vend.

Zëdhënësi Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, tha të premten se kontrolli ushtarak në Niger “mund të bëjë që Shtetet e Bashkuara të ndërpresin sigurinë dhe bashkëpunimin me qeverinë e Nigerit”.

Zoti Kirby tha se SHBA vazhdon të shpresojë për një zgjidhje paqësore.

Megjithatë kryengritësit nigerianë kanë shpallur shpërbërjen e qeverisë dhe kanë shfuqizuar kushtetutën e vendit.

Udhëheqësit e ushtrisë së Nigerit deklaruan të mërkurën mbështetjen për rrëzimin e presidentit Bazoum, i cili u zgjodh në mënyrë demokratike dy vjet më parë, duke sfiduar thirrjet ndërkombëtare për lirimin e tij të menjëhershëm.

Gjenerali Tchiani paralajmëroi qeveritë e huaja që të mos ndërhyjnë në Niger dhe as të mos përpiqen të nxjerrin nga vendi zotin Bazoum dhe familjen e tij, duke thënë se kjo do të rezultonte në “masakrimin e popullsisë së Nigerit dhe kaos/VOA

Etiketa: NigerSHBA

Lajme të lidhura

“Salillari po na grabit pronat!” Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale
Aktualitet

“Salillari po na grabit pronat!” Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

08:17 - 09/02/26
Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte
Aktualitet

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

21:06 - 08/02/26
Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha
Breaking Views

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

20:35 - 08/02/26
Para
VIDEO/ Shikoni reagimin e Jemin Gjanës kur mendoi se u fikën kamerat

Zgjedhja e kreut të PD-së, Gjana: Kanë votuar mbi 13,000 anëtarë, nuk lejuam...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Salillari po na grabit pronat!” Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale
Aktualitet

“Salillari po na grabit pronat!” Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

08:17 - 09/02/26

Revolucioni i energjisë diellore mbërriti pa paralajmërim shtatorin e vitit të kaluar në fshatin Boçovë të Fierit – vetëm pak...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:00 - 09/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Shkurt 2026

07:47 - 09/02/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 9 Shkurt 2025

07:32 - 09/02/26
Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

22:56 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com