GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

SHBA: Presim më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri

15:15 - 05/07/21
në Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA: Presim më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SHBA dhe BE nxitën sot autoritetet shqiptare që të shtojnë rezultatet konkrete me ndëshkimin e korrupsionit dhe me konfiskimet e pasurive.

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe të Bashkimit Europian kërkuan një bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve të sistemit gjyqëosr në hetimin e kriminalitetit.

Këshilltari për antiterrorizmin e rajonit të Ballkanit në departamentin amerikan të drejtësisë, Clay Stiffler, tha në Tiranë se korrupsioni është armiku i drejtpërdrejtë i shtetit ligjor, ai shkel të drejtat e njeriut, shkatërron demokracinë, shkurajon bizneset dhe tregjet, gërryen cilësinë e jetës dhe lejon që krimi i organizuar dhe terrorizmi të prekin jetën e qytetarëve.

Kjo dukuri djallëzore i kap të gjithë shtetet, kudo të pasur e të varfër, të mëdhenj e të vegjël, por në vendet në tranzicion ka më shumë pasoja shkatërrimtare, tha ai.

“Rruga më e mirë dhe e vetmja për të luftuar korrupsionin është që t’i keni të pavarura institucionet e zbatimit të ligjit, prokurorët dhe gjyqtarët. Ata duhet të jenë të qëndrueshëm e të vendosur për të ndëshkuar shkelësit e ligjit dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut” – tha zoti Stiffler.

Ai i bëri këto komente gjatë konferencës mbi Sfidat në luftën kundër korrupsionit”, ku morën pjesë anëtarë të qeverisë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.

“Sfida më e madhe për të luftuar korrupsionin është kërcënimi i pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, që vjen nga pushtetet politike dhe ekonomike. Vetëm një gjyqtar dhe prokuror i pavarur mund të bëjnë drejtësi të paanshme larg ndikimit të pushtetit. Shqipëria i ngriti institucionet e reja të drejtësisë dhe SHBA është gati për ta mbështetur” – tha zoti Stiffler nga departamenti amerikan i drejtësisë.

Në një zë me të ishte edhe drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Luigi Soreca, i cili theksoi se Shqipëria duhet të shtojë rezultatet në hetimin dhe ndëshkimin e rasteve të korrupsionit, si dhe konfiskimet e pasurive të këtyre të dënuarve.

Për këtë nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë mes institucioneve të sistemit gjyqëosr në hetimin e kriminalitetit.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet më shumë, dhe vecanërisht në dy drejtime: dënimi dhe konfiskimet përfundimtare të pasurive. Hetimet financiare janë shumë themelore për cdo rast korrupsioni dhe atyre u duhet shkuar deri në fund. Zyrtarët që qëndrojnë prapa krimit, politikanë, gjyqtarë, prokurorë, duhet të kuptojnë se ata nuk janë më mbi ligjin” – tha zoti Soreca.

Ai kujtoi se BE ka mbështetur Shqipërinë me 60 milionë euro në 9 vitet e fundit për të forcuar pajisjet dhe njerëzit e antikrimit, duke përfshirë edhe mbështetjen në procesin e vettingut.

Ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se vullneti i qeverisë për reformën në drejtësi ka qenë i palëkundur në 5 vite, reformë e cila largoi me veting një numër të madh gjyqtarësh e prokurorësh të paaftë, të korruptuar e të lidhur me krimin.

“Nëpërmjet reformës në drejtësi po kryhet pastrimi rrënjësor i sistemit të drejtësisë nga elementët e korruptuar, jo profesionalë apo me lidhje të dyshimta me krimin nëpërmjet procesit të vettingut. Nga rreth 50 % të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vettuar, më shumë se 60% prej tyre janë larguar nga sistemi.

Nga ana tjetër është lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të strukturave të reja të posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ato tashmë kanë filluar të flasin në emër të drejtësisë penale të re me raste konkrete të procedimeve penale të nisura dhe përfunduara, dhe pasuri të sekuestruara si për raste brenda sistemit por edhe jashtë saj” – tha ministrja Gjonaj.

Krahas vetingut të gjyqtarëve e prokurorëve, janë rivlerësuar edhe drejtuesit e sistemit të burgjeve, po fuqizohet bashkëpunimi rajonal është ngritur një rrjet antikorrupsion dhe priten rezultatet e para konkrete nga SPAK dhe BKH.

Si fryt i parë i bashkëpunimit rajonal kundër krimit u vlerësua në konferencë një operacion i gjerë të premten i SPAK-ut në bashkëpunim me partner ndërkombëtarë, ku u arrestuan disa grupe kriminale në Itali e Shqipëri, që trafikonin bimë narkotike./ VOA

Lajme të lidhura

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025
moti

Parashikimi i motit për sot, 30 Janar 2026

07:29 - 30/01/26
Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë
Uncategorized

Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

08:43 - 29/01/26
Para
Shuhet në moshën 78 vjeçare ikona e ekranit italian Raffaella Carra

Shuhet në moshën 78 vjeçare ikona e ekranit italian Raffaella Carra

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com