Tre gra janë diagnostikuar me HIV pasi iu nënshtruan një trajtimi kozmetik në një qendër mjekësore të palicencuar në New Mexico, besohet të jenë rastet e para të konfirmuara të njerëzve të infektuar me virusin përmes një procedure kozmetike që përfshin gjilpëra.
Sipas një raporti të publikuar javën e kaluar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), studimet në këtë klinikë të shtrira midis viteve 2018 dhe 2023 tregojnë se pajisjet e destinuara për përdorim të vetëm janë ripërdorur me sa duket.
Megjithëse rreziqet e transmetimit të HIV nga gjaku i kontaminuar përmes një gjilpëre të pasterilizuar janë të njohura, raporti thekson se ky është rekordi i parë i infeksioneve që përfshijnë shërbimet kozmetike.
Shumë trajtime kozmetike të njohura, si Botox, kryhen me gjilpëra.
Në rastin në fjalë, “fytyra vampir”, një procedurë mikro gjilpëre e plazmës së pasur me trombocite përfshin marrjen e gjakut nga vetë klienti, ndarjen e përbërësve të tij dhe më pas përdorimin e gjilpërave të vogla për të injektuar plazmën në fytyrë për të rinovuar lëkurën.
Departamenti i Shëndetësisë në New Mexico nisi një hetim në qendrën e bukurisë në verën e vitit 2018 pasi një grua rreth të 40-ve rezultoi pozitive për HIV.
Gruaja kishte denoncuar se ishte ekspozuar ndaj përdorimit të gjilpërave përmes procedurës në klinikë atë pranverë.
Qendra u mbyll në vjeshtën e vitit 2018 dhe pronari i saj u procedua penalisht për ushtrimin e procedurave mjekësore pa licencë.
Discussion about this post