GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA: Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e avionit azerbajxhanas

08:44 - 28/12/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e avionit azerbajxhanas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka deklaruar se SHBA ka parë “të dhëna” që tregojnë se Rusia mund të ketë qenë përgjegjëse për rrëzimin e avionit azerbajxhanas më 25 dhjetor, duke vrarë 38 persona.

Kirby nuk dha hollësi të mëtejshme, por u tha gazetarëve se SHBA kishte ofruar ndihmë për hetimin e përplasjes.

Aeroplani mendohet të ketë rënë pasi është goditur nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore ndërsa përpiqej të ulej në Çeçeni, përpara se të devijohej përmes detit Kaspik për në Kazakistan, ku u rrëzua.

Kremlini ka refuzuar të komentojë, por kreu i agjencisë ruse të aviacionit civil tha se situata në Çeçeni ishte “shumë e komplikuar” për shkak të sulmeve me dron ukrainas në rajon.

Kirby tha se provat që SHBA kishte parë shkonin përtej fotografive të qarkulluara gjerësisht të aeroplanit të dëmtuar.

Ekspertët e aviacionit dhe të tjerë në Azerbajxhan besojnë se sistemet GPS të avionit u prekën nga bllokimi elektronik dhe më pas ai u dëmtua nga sulmet ruse të raketave të mbrojtjes ajrore.

Azerbajxhani nuk e ka akuzuar Rusinë, por Ministri i Transportit i vendit tha se avioni ishte subjekt i “ndërhyrjes së jashtme” dhe i dëmtuar brenda dhe jashtë ndërsa përpiqej të ulej.

“Të gjithë të mbijetuarit pa përjashtim deklaruan se dëgjuan tre tinguj shpërthimi kur avioni ishte mbi Grozny, tha ministri i Azerbajxhanit, Rashad Nabiyev.

Nabijev tha se hetuesit do të shqyrtojnë tani “çfarë lloj arme apo më tepër çfarë lloj rakete është përdorur.”

Kremlini ka refuzuar të komentojë mbi numrin në rritje të raporteve se avioni i Azerbaijan Airlines u godit nga mbrojtja ajrore ruse.

“Një hetim për këtë incident aviacioni është duke u zhvilluar dhe deri sa të bëhen përfundimet si rezultat i hetimit, ne nuk e konsiderojmë  të drejtë të japim ndonjë vlerësim,” tha zëdhënësi Dmitri Peskov.

Autoritetet kazake kanë trajtuar të plagosurit dhe kanë punuar ngushtë me Azerbaixhanin për hetimin.

Raportet në Baku sugjerojnë se si Rusia, ashtu edhe Kazakistani kanë propozuar që një komitet nga Komonuelthi i Shteteve të Pavarura (CIS) – një organizatë rajonale e dominuar nga Rusia – të hetojnë përplasjen, por Azerbajxhani në vend të kësaj ka kërkuar një hetim ndërkombëtar, raporton BBC.

Etiketa: avionRusiaSHBA

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
EKSKLUZIVE/ Guardiola, trajner elitar por edhe… fatlum

City, lista me yjet që kërkon Guardiola për të rinuar skuadrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26

Në një takim të radhës me socialistët në njësinë numër 12, (Dajt, Edi Rama la prorosi për më shumë organizim...

Lexo më shumë
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro “shkelja”- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro “shkelja”- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com