GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

SHBA sanksione të reja për bashkëpunëtorët dhe familjarët e Millorad Dodik

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA sanksione të reja për bashkëpunëtorët dhe familjarët e Millorad Dodik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj pesë individëve dhe një kompanie, të cilët akuzohen për ndihmën që i kanë ofruar presidentit të Republika Srpska (RS) në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, dhe familjes së tij për pasurimin e paligjshëm.

Sanksionet kanë për qëllim të luftojnë përfitimet financiare të paligjshme që vijnë nga lidhjet e ngushta me Dodik, në dëm të popullit të Bosnjë-Hercegovinës.

Në një njoftim të Departamentit të Thesarit të SHBA, u bë e ditur se janë vendosur sanksione gjithashtu ndaj tetë individëve që ishin përfshirë në organizimin e festimeve të ditës antikushtetuese të RS-së në fillim të këtij viti.

Këta individë akuzohen për planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve që rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe shkelin marrëveshjet ndërkombëtare.

Ndër personat e sanksionuar janë Pavlo Çoroviç, bashkëshorti i vajzës së Dodikut, Radmila Bojaniç, Nemanja Reljinin dhe Sinisha Dodiku, të cilët akuzohen për përfitime të paligjshme financiare përmes lidhjeve të ngushta me presidentin Dodik.

Po ashtu, në listën e zezë janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të RS, përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme Sinisha Karan, që kanë ndihmuar në organizimin e aktiviteteve që minojnë paqen dhe stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit të SHBA theksoi se Dodik dhe familja e tij kanë përdorur pozitat e tyre për të krijuar pasuri personale përmes kompanive të lidhura me ta, duke fshehur aktivitetet e paligjshme dhe shmangur sanksionet ndërkombëtare.

“Dodik ka shfrytëzuar pushtetin për të siguruar pasuri për vete dhe për familjen e tij në dëm të qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës,” thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Vendimi për këto sanksione vjen pas një urdhri të Presidentit amerikan Joe Biden, i cili ka zgjeruar një urdhër ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë individë dhe entitete që paraqesin kërcënime për stabilitetin rajonal dhe minojnë marrëveshjet e paqes.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi këtë javë se entiteti i tij ka të drejtë të bashkohet me Serbinë, duke i bërë një paralelizëm me pretendimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të drejtat e SHBA-së mbi Grenlandën. Këto komente ai i bëri në një intervistë për RT Balkan, degën ballkanike të kanalit televiziv rus Russia Today.

Dodik, i cili është një mbështetës i fortë i presidentit rus Vladimir Putin, riafirmoi idenë e tij për shkëputjen e Republikës Srpska nga Bosnjë e Hercegovina dhe bashkimin e saj me Serbinë. Ai theksoi se kufijtë ekzistues nuk janë të shenjta dhe i referoi proceset e njohjes së pavarësisë të shteteve që shpallen pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

“Si mund të mos bashkohet tani Republika Srpska me Serbinë, kur Grenlanda dhe Kanadaja e bënë këtë, apo kur ndodhi ribashkimi i Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore?”, tha Dodik. Ai po ashtu komentoi mbi ngjarjet e fundit ndërkombëtare, duke përmendur se, nëse nuk do të kishte shpërthyer lufta në Ukrainë, Rusia mund të ishte ndarë në disa shtete më të vogla që do të ishin nën kontrollin e kompanive shumëkombëshe.

Dodik gjithashtu vazhdoi të mbështeste Putinin, duke thënë se ky i fundit kishte mbështetjen e popullit të tij dhe ishte mjaft i vendosur për të parandaluar një ndarje të tillë të Rusisë.

Etiketa: Millorad DodikSHBA

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
Leje te e-albania edhe për kallama peshku, nuk lejohen më shumë se dy copë

Doli për peshkim në Vjosë, humb 63-vjeçari, vijojnë kërkimet nga palombarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com