GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA, shfaqet në Kongres filmi mbi 2 ukrainase që arritën të shpëtonin prej rusëve

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA, shfaqet në Kongres filmi mbi 2 ukrainase që arritën të shpëtonin prej rusëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një film ukrainas, ngjarjet e të cilit zhvillohen gjatë sulmit rus ndaj këtij vendit, u shfaq në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, në Uashington.

Filmi tregon historinë e dy adoleshenteve ukrainase që u dërguan me forcë në territoret e kontrolluara prej rusëve.

Adoleshentet Nastya Mitrofanova dhe Masha Senchuk, rreth shtatë muaj më parë, u mbajtën me force nga trupat ruse në qytetin Heniçesk, në rajonin Khersonit, i cili më pas u pushtua nga rusët.

“Atëherë, menduam se do të qëndronim në një bodrum tjetër, nuk e dinim se çfarë do të ndodhte më pas…” , thotë Nastya Mitrofanova, banore e Khersonit .

Dy vajzat janë subjekt i filmit dokumentar “Shpëto prej rusëve”, prodhuar nga agjencia e gazetarisë investigative Slidstvo.info.

Në fund të korrikut, filmi u shfaq në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, në Uashington.

Filmi tregon historinë e adoleshenteve që u ndaluan për 11 muaj nga rusët.

Ata fillimisht u dërguan me forcë në Krimenë e aneksuar nga trupat ruse, ku u mbajtën në një institucion profesional dhe siç thotë Masha Senchuk, u kërcënuan për qëndrimet e tyre pro Ukrainës.

“Ata thirrën me urgjencë policinë ushtarake dhe na kërcënuan se do të na qepnin gojën me pe të zi nëse do të nxirrnim zë në mbështetje të Ukrainës”, thotë Masha Senchuk, banore e Khersonit

Falë vullnetarëve dhe investigimit të kryer nga agjencia Slidstvo.info, ato arritën t’i shpëtonin mbajtjes me forcë dhe të riktheheshin në Ukrainë.

Shifrat ndryshojnë, por sipas zyrtarëve ukrainas, të paktën 16 mijë fëmijë ukrainas janë zhvendosur dhe mbajtur me forcë në Rusi.

Gazetarja Yuliya Khimeryk, e cila ka punuar për filmin, thotë se për t’i kthyer këta fëmijë në shtëpi duhet ndihma e ndërkombëtarëve.

“Kur procesi për shpëtimin e tyre fillon të japë rezultat, rusët e ndryshojnë sistemin. Prandaj nuk kemi dhënë detaje mbi mënyrën se si u shpëtuan këto vajza. Kemi nevojë për organizata dhe vullnetarë që mund të ndihmojnë për shpëtimin e tyre, në vend të ukrainasve, sepse rusët nuk bashkëpunojnë me ukrainasit”, thotë Yuliya Khimeryk, gazetare.

Politikanët amerikanë që panë filmin, u shfaqën të prekur nga guximi i vajzave dhe premtuan ndihmë.

“Ne kemi punuar për të vendosur sanksione ndaj oligarkëve, ndaj njerëzve që janë përgjegjës për gjithçka që po ndodh. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbështetur organizatat ndërkombëtare, Kryqin e Kuq dhe organizata të tjera, të cilat mund të përpiqen të çlirojnë fëmijët”, thotë Joe Wilson, ligjvënës republikan.

Ligjvënësja demokrate Marcy Kaptur këmbëngul se autoritetet ruse duhet të mbajnë përgjegjësi mbi atë që po ndodh. Por, për ta bërë këtë, thotë ajo, është e nevojshme që krimet të dokumentohen, siç është bërë në këtë film, që u shfaq në Kongres.

“Mendoj se duhet ngritur një gjykatë, dhe besoj se do të ngrihet, mundësisht në Hagë, për të vënë rusët para drejtësisë. Duhet të dalin emrat e fëmijëve dhe adoleshentëve që janë rrëmbyer, janë larguar me forcë nga prindërit. Prindërit janë vrarë dhe fëmijët janë dërguar me forcë në Rusi”, thotë ajo.

Përpara se të rrëmbeheshin, adoleshentet po studionin për t’u bërë kuzhiniere në Kherson.

Sot, ato po ua tregojnë historinë e tyre ligjvënësve në Uashington, me shpresën se mund të ndihmojnë ukrainasit e tjerë që po përjetojnë të njëjtën sprovë./VOA

Etiketa: Filmi ukrainasSHBAShpeto prej ruseve

Lajme të lidhura

Vatrat e zjarreve në Dibër mbeten problematike, era përhap flakët
Aktualitet

Vatrat e zjarreve në Dibër mbeten problematike, era përhap flakët

12:17 - 29/08/26
Gjendet i pajetë në rrugë një i moshuar në Elbasan
Aktualitet

Gjendet i pajetë në rrugë një i moshuar në Elbasan

11:51 - 29/08/26
Ina Zhupa: Ministri Jaupaj mbrojti ligjin 21/2024 që BE kërkon të shfuqizohet, ushtarët e partisë kundër interesit të Shqipërisë
Aktualitet

Ina Zhupa: Ministri Jaupaj mbrojti ligjin 21/2024 që BE kërkon të shfuqizohet, ushtarët e partisë kundër interesit të Shqipërisë

11:38 - 29/08/26
Para
“Çmendet” moti, Rajoni i Baltikut bën llogaritë me përmbytjet

“Çmendet” moti, Rajoni i Baltikut bën llogaritë me përmbytjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vatrat e zjarreve në Dibër mbeten problematike, era përhap flakët
Aktualitet

Vatrat e zjarreve në Dibër mbeten problematike, era përhap flakët

12:17 - 29/08/26

Vatrat e zjarreve në qarkun e Dibrës kanë shkaktuar një situatë serioze, kryesisht në bjeshkën e fshatit Sllatinë. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Gjendet i pajetë në rrugë një i moshuar në Elbasan

Gjendet i pajetë në rrugë një i moshuar në Elbasan

11:51 - 29/08/26
Ina Zhupa: Ministri Jaupaj mbrojti ligjin 21/2024 që BE kërkon të shfuqizohet, ushtarët e partisë kundër interesit të Shqipërisë

Ina Zhupa: Ministri Jaupaj mbrojti ligjin 21/2024 që BE kërkon të shfuqizohet, ushtarët e partisë kundër interesit të Shqipërisë

11:38 - 29/08/26
Parandalohet tragjedia në Kavajë/ Arrestohet 47-vjeçari që shkoi për të vrarë 4 personat që i dhunuan nipin

Parandalohet tragjedia në Kavajë/ Arrestohet 47-vjeçari që shkoi për të vrarë 4 personat që i dhunuan nipin

11:23 - 29/08/26
3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë, ky është arsenali që iu sekuestrua në banesë Uljan Shpatarakut

3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë, ky është arsenali që iu sekuestrua në banesë Uljan Shpatarakut

11:12 - 29/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com