GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SHBA/ Shqiptari në Majemi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 10 vjeçare në pishinë

22:57 - 31/07/24
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA/ Shqiptari në Majemi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 10 vjeçare në pishinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Majemit të Veriut ka arrestuar një shqiptar 60 vjeçari pasi akuzohet se ka ngacmuar një të mitur që po notonte në një pishinë pranë një kompleksi apartamentesh, të premten e shkuar. Siç bëhet me dije, Skënder Halili tentoi të ngacmonte 10 vjeçaren dy herë gjatë asaj dite bëjnë me dije dëshmitarët. Tani, Halili po përballet me një sërë akuzash për vepra dhe kundravajtje penale.

Sipas policisë së Majemit të Veriut, incidentet ndodhën në pishinën e Villa Laguna në kompleksin Sole Mia, që ndodhet në 2220 Sole Mia Square Lane. Sipas raportit të arrestimit të bërë me dije nga mediat në SHBA, ngacmimi i parë ndodhi kur shqiptari Skënder Halili që jetonte në kompleks, ka notuar në pishinën e komunitetit rreth orës 11:30 të së premtes.

Policia thotë se ai po notonte qëllimisht në drejtim të së miturës dhe do ta kapte nga këmba. Ndërsa viktima u tha oficerëve të policisë se ajo ishte duke luajtur me lodra në atë kohë dhe Halili do të pozicionohej qëllimisht aty ku ishin lodrat për ta kapur atë. Policia shton se Halili e kapi të miturën dhe e vuri në prehër dhe i kapi të pasmet mbi fundet e rrobave të banjës.

Më tej rreth orës 3 pasdite Halili kapi qëllimisht këmbën e vajzës në përpjekje për ta kapur në vende intime, por ajo mundi të largohej me not. Një dëshmitar e pa këtë skenë dhe deklaroi se e pa Halilin duke kapur qëllimisht këmbën e së miturës. Halili ishte ende në pishinë kur në vendngjarje mbërritën forcat e policisë.

Gjatë intervistimit me oficerët e policisë, Halili me anë të përkthyesit i tha policisë se mund ta ketë prekur vajzën por në mënyrë aksidentale. Ai shtoi se kurrë nuk foli me vajzën por do ti tregonte asaj se ku ishin lodrat e pishinës me të cilat po luante në atë moment. Ndërkohë, raportimet thonë se nga kamerat e vëzhgimit janë kapur ndërveprime të shumta midis tyre.

Policia gjithashtu thotë se një natë më parë, vajza raportoi se Halili e kishte shtypur nga këmba teksa po notonte, por besonte se ky ishte incident i paqëllimshëm. Policia e arrestoi Halilin me akuzën e veprës penale për ngacmim të turpshëm dhe të pamoralshëm të një fëmije nën 12 vjeç dhe tentativë ngacmimi i dhunshëm ndaj një fëmije nën 12 vjeç.

Që nga mëngjesi i së hënës, ai po mbahet pa detyrim në Qendrën Korrektuese Turner Guilford Knight.

 

Etiketa: Ngacmim seksual

Lajme të lidhura

Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura
Aktualitet

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26
Para
Edhe Kanadaja e ndalon TikTok-un për pajisjet qeveritare

Çfarë po ndodh në zyrat e TikTok? Dhjetëra punonjës përfundojnë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në studion e “Terminal” se kryeministri Edi Rama “rrëzohet vetëm nga ndërkombëtarët”. “Ky...

Lexo më shumë
Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

22:31 - 10/01/26
Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

22:01 - 10/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com